Presidenti Meta: Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet

275
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për zhvillimet në Kirgistan, ku qeveria dhe presidenti dhanë dorëheqjen pas manipulimit të zgjedhjeve dhe protestave masive të qytetarëve.
“Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.
Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve. Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.