Presidenti Meta: Pesë vitet në Presidencë, dhe përse Gjykata Kushtetuese ishte vija e kuqe

170
Sigal

“2 Marsi nuk ishte një tubim për arsye që Ilir Meta të tregonte se e donte populli. 2 Marsi erdhi si nevojë e kapjes së shtetit, sepse Parlamenti po nxirrte akte pikërisht për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese që është vetë sovraniteti i Shqipërisë”

Presidenti Ilir Meta u shpreh në emisionin “Top Story” se do t’i rikthehet politikës aktive, duke premtuar një opozitë ndryshe.  Meta, 5 vitet në Presidencë i konsideron një ‘ëndërr’ nga e cila mezi po pret të dalë. Ai akuzoi edhe opozitën se e tradhtoi në betejën e tij me mazhorancën, duke e lënë vetëm përballë Kuvendit njëpartiak. “Tani mezi po pres të dal nga një “ëndërr”. Presidenca ime nuk ka qenë normale sepse vecanërisht gjatë 3 viteve të fundit kam qënë i minuar gjatë ushtrimit të detyrës dhe i tradhëtuar nga opozita, që më la të vetëm në përballjen me Kuvendin njëpartiak”, u shpreh Meta.

“Periudha e Presidencës ka 3 faza. Presidenca ishte normale, deri në momentin që opozita dogji mandatet. Opozita në mënyrë të qëllimshme,  ndërmori hapat e saj, duke mos hyrë në zgjedhje. Ilir Meta i 2019, kur ata lanë mandatet në parlament ishte i vetëm, dhe i tradhtuar nga të gjithë. Tradhtia e tyre nuk ishte ndaj Ilir Metës, por ndaj Presidentit dhe ndaj Republikës.  Presidenti në këto situata, u detyrua të kërkoji dhe ndihmën e popullit”.

Gjithashtu, Meta tha se pati tentativa për të lënë opozitën jashtë Kuvendit që në kohën e çadrës së Lulzim Bashës, në 2017, ku sipas tij të përfshirë ishin kryeministri Edi Rama dhe disa ndërkombëtarë.  “Shqetësimi im kur u zgjodha President ka qene tē bëja të munduren që opozita të hynte serisht në Parlament. Sepse ishin përpjekjet e disa ndërkombëtarëve dhe të Ramës që të linte në çadër opozitën dhe ato mos ishin pjesë e Parlamentit”, tha Meta.

Presidenti Meta thekson se 2 Marsi nuk ishte një tubim për arsye që Ilir Meta të tregonte se e donte populli. 2 Marsi erdhi si nevojë e kapjes së shtetit, sepse Parlamenti po nxirrte akte pikërisht për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ishte vija e kuqe sepse ky institucion eshte vete sovraniteti i Shqiperise. Meta bëri me dije se : Ndërkombëtarëve ju kërkova që të zbatoheshin te gjitha akordet që kishim vendosur për të gjitha pikat per te zhbllokuar ngercin ne Gjykaten Kushtetuese dhe unë e anuloj tubimin e 2 marsit. Ndërkombëtarët kur panë që populli ishte i qartë dhe po protestonte kundër kapjes së shtetit dhe kapjes së Gjykatës Kushtetuese në atë moment reflektuan.Pyetjeve të Presidentit ndërkombëtarët ju përgjigjën 3 javë pas tubimit të 2 marsit.

Presidenti Meta deklaroi se kryeministri Edi Rama donte të kapte në mënyrë të dhunshme Gjykatën Kushtetuese duke vendosur ‘betimin te Lana’.“Populli i 2 Marsit, nuk ishte vetëm  popull opozitar, aty ishin shqiptarët që po protestonin kundër kapjes së shtetit të së drejtës dhe sovranitetit të vendit nga Edi Rama, marshimi i 2 marsi nuk kishte të bënte me pozicionin e Presidentit.Edi Rama donte të kapte në mënyrë të dhunshme Gjykatën Kushtetuese, duke vendosur ‘betimin e Lanës’.Komisioni i Venecias, e tha qartë që vendimet dhe emërimet e Presidentit për Gjykatën Kushtetuese ishin të drejta.”-tha Meta.

Kreu i Shtetit theksoi se Komisioni i Venecias, e tha qartë që vendimet dhe emërimet e Presidentit për Gjykatën Kushtetuese ishin të drejta.Pas ikjes së opozitës nga Parlamenti, i vetmi që mbante presion ishte Presidenti.Presidenti ka qenë gjithmonë koherent, edhe për të mbajtur përgjegjësit e tij për sa i takon Gjykatës Kushtetuese.

Meta deklari aktin e korrektesës që ka bërë në lidhje me zgjedhjet.

“Për dekretin e zgjedhjeve kam folur vetem me Ruçin. Mora në telefon Ruçin para se të bëja një akt publik për korrektesë. Me Ramën edhe më parë kisha folur për rëndësinë e zgjedhjeve të lira. Ruçi kur e kam marrë në telefon ka qenë duke hyrë për në Tepelenë. Doja që të bëja një veprim që të mos i jepja mundësi askujt që të bënte diçka tjetër. Ajo ishte planifikuar si ditë e zezë për Shqipërinë. Mora përgjegjësi të madhe dhe këmbëngula për dialog, ftoja Ramën. Ai nuk kishte interes. Rama kishte informacion per trazira, do i lejonte dhe do fajesonte opoziten, prandaj u detyrova te anuloj zgjedhjet”, tha Presidenti.