Shefi i parave të pista dhe i informacioneve sekrete, braktisin kupolën e pushtetit sorosian të “Rilindjes”

459
“Veting” bën “kurban” klientin e besuar të kryeministrit, Alket Hysenin e Statutit të partisë, që bllokoi garën për kryetarin e PS
Si Kryetar i Komisionit të Garancive Statutore në PSSH, Alket Hyseni realizoi skenarin e ideuar nga Rama-Balla, për moszhvillimin në kongres, të zgjedhjes së kryetarit të PSSH, duke e ndaluar me Statut dhe me referendum fiktiv në anëtarësinë e partisë, kur në fakt duhej bërë garë e lirë, siç e kërkoi deputeti Blushi dhe shumë drejtues të tjerë të PSSH në qendër e në rrethe, por që nuk u lejua të bëhej
Kupola sorosiane e “Rilindjes” është tronditur dje, nga dy vetë-largime, nga dy poste shtetërore delikate, të dy zyrtarëve të lartë, të emëruar në ato detyra jo si profesionistë, por të përzgjedhur si klient dhe të besuar të kryeministrit e kreut të PS, Edi Rama. Në letrat e dorëheqjeve të tyre, drejtuar kryeministrit Rama, duke ia dërguar me “e-mail”, mbasi Rama ndodhet në Kosovë, Alket Hyseni dhe Arben Seferi, shprehen se janë dorëhequr me “qëllimin e mirë patriotik”, që të realizohet pa pengesë dhe pa paragjykime procesi i “Veting”-ut, për shkak se ata janë akuzuar vazhdimisht prej opozitës dhe medias, për afera të ndryshme dhe shërbime klienteliste ndaj kryeministrit Rama, ndaj klanit të tij dhe krerëve të besuar të kupolës soriosiane të “Rilindjes”. 
“Veting”-u, detyron të vetë-iki nga detyra, Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni
Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar sot kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Pas kongresit fantazmë të PS, si Kryetar i Komisionit të Garancive Statutore në PSSH, Alket Hyseni realizoi skenarin e ideuar nga Rama-Balla, për moszhvillimin në kongres, të zgjedhjes së kryetarit të PSSH, duke e ndaluar me Statut dhe me referendum fiktiv në anëtarësinë e partisë, kur në fakt duhej bërë garë e lirë, siç e kërkoi deputeti Blushi dhe shumë drejtues të të tjerë të PSSH në qendër e në rrethe, por që nuk u lejua të bëhej. Kujtojmë, që Alket Hyseni u emërua Drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave në Qershor 2016 dhe zëvendësoi Gent Gazhelin që u emërua ambasador në Turqi. DPPP, lufton pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Sipas burimeve mësohet se dorëheqja e këtij të fundit ka të bëjë me zbatimin e Vettingut dhe sipas letrës së drejtuar Ramës, Hyseni shkruan se ka marrë sulme nga persona që nuk e duan Reformën në Drejtësi. Ai ka deklaruar publikisht me shkresë zyrtare: “Emri im është sulmuar shpesh javët e fundit. Sulme nga ata që nuk duan zbatimin e reformës në drejtësi. Zbatimi i reformës në drejtësi ka shënuar një zhvillim të ri, pasi drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni dha dorëheqjen të enjten në mesditë. Siç dihet, Alket Hyseni është sulmuar vazhdimisht nga opozita, si njeri shumë i afërt i kryeministrit, çka sipas saj e paragjykonte besueshmërinë e procesit të “Veting“-ut. Alket Hyseni e ka theksuar këtë qëndrim të opozitës si një argument të përdorur nga ata që nuk e duan reformën në drejtësi. Jam i përgjegjshëm se reforma në drejtësi është një proces i pakthyeshëm, e duke qenë i bindur se është në interesin e të gjithë shqiptarëve që ky proces të zhvillohet sa më shpejt ndjej se largimi im nga funksioni që kryej do të shërbejë për të eliminuar çdo alibi të të gjithë atyre që frikësohen nga reforma dhe pikësëpari nga vettingu”, shkruan Alket Hyseni në kërkesën paraqitur kryeministrit dhe ministrit të Financave. Drejtoria e Pastrimit të parave që drejtohej nga Alket Hyseni, e varur nga ministri i Financave, ka një rol kryesor në hetimin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mazhoranca thotë se kjo ishte arsyeja që emri i Hysenit sulmohej nga opozita, por edhe nga parti brenda koalicionit. Sipas informacionit, kjo dorëheqje ishte diskutuar më parë, me një grup deputetësh nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu.
Sigal