Presidenti Meta: Mirënjohje ambasadorit italian për solidaritetin e treguar për shqiptarët në nevojë

376
Sigal

Përmes një postimi në facebook, Presidenti Ilir Meta ka falënderuar ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci dhe stafin e ambasadës, të cilët ju bashkuan sot nismës për dhurimin e gjakut.

Meta shprehet se me aktin e tyre, ata treguan solidaritet për shqiptarët që janë në nevojë.

“Falenderoj Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Sh.T.Z Fabrizio Bucci dhe stafin e ambasadës italiane, që në bashkëpunim me Organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut Tiranë, u solidarizuan sot me kauzën humane të dhurimit të gjakut. Mirënjohje për aktin e tyre dhe solidaritetin e treguar me shqiptarët në nevojë, në këto momente të vështira për të gjithë”,- shprehet Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook.