Presidenti Meta me një mesazh të fortë: Dua t’u bëj të qartë të gjithë banditëve që të mos ofrojnë shërbime për forcat politike

309
Sigal

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në një studio televizve ka komentuar rreth çështjeve aktuale politike, si  shkarkimi i Presidentit, si dhe arrestimet e bëra së fundmi nga SPAK në kuadër të dosjes 339.

Vetëm më shumë se 1 orë më parë keni bërë një gjest shumë të dallueshëm, i keni tërhequr vëmendjen  Partisë Socialiste që të mos bëjë ndryshime Kushtetuese sepse do të shkaktonte një largim nga interesi për t’iu bashkuar Europës dhe gjithashtu i keni kujtuar opozitës jashtë parlamentare, se duhet të këmbëngulte me presionin e saj që këto ndryshime të mos bëheshin. Unë dhe të tjerët nuk kemi kuptuar Z. President I Republikës ç’nënkuptoni ju me këmbëngulje, si duhet të këmbëngulë opozita?

Presidenti Meta Pra opozita nuk duhet të provokohet për t’u larguar nga tryeza e Këshillit Politik, duhet të jetë atje e vendosur për t’i qëndruar marrveshjes të nënshkruar të 5 Qershorit nga të gjithë aktorët dhe të bëjë detyrën e saj ndaj vendit. Është e qartë që ka patur dhe ka përpjekje për ta provokuar opozitën, për ta nxjerrë nga tryeza, për ta nxjerrë nga institucionet dhe për fat të keq, opozita ka rënë shpesh pre e këtyre provokimeve, siç është dhe diegja e mandateve, siç është mospjesëmarrja në zgjedhje vendore. Tani është e qarte se ajo është nënpresion,  po provokohet në mënyrë të vazhdueshme për t’u larguar dhe nga tryeza e Këshillit Politik, pasi kuptohet se për fat të keq lideri i mazhorancës aktuale nuk ka vullnetin as për dialog të vërtet politik, as për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe as për t’i qëndruar marrëveshje që vetë i ka nënshkruar. Kështu vetë opozita  duhet të ruajë qetësinë, të jetë e vendosur për të mos marrë asnjë përgjegjësi për çdo situatë të paparashikueshme që del nga shinat Kushtetuese.

  1. Meta, ju personalisht vazhdoni ti besoni veprimtarisë, rezultateve dhe mënyrës të operimit të Këshillit Politik?

Presidenti Meta Unë mendoj që Këshilli Politik ishte dhe mbetet e vetmja tryezë për të kontribuar në rikthimin e ligjimitetit të të gjithë institucioneve demokratike të vendit dhe në radhë të parë të Kuvendit të Shqipërisë por dhe të qeverisjes së ardhshme dhe njëkohësisht është një domosdoshmëri pasi dihet që të gjitha kushtet e BE. për çeljen e negociatave lidhen me suksesin e marrëveshjeve të këtij Këshilli Politik, sidomos të asaj për Reformën Zgjedhore.

Presioni që po i bëhet sot mazhorancës është shumë i madh. E folura e  përfaqësuesve të Gjermanisë është kaq e hapur, kaq e ashpër, kaq e dallueshme sa çdo njeri që do të ishte në krye të shtetit shqiptar dhe ekzekutivit do ta mendonte dy herë, për të bërë një veprim që mund të shkaktonte një ndarje, një tension. Por ndërkohë mund të ndothë Z. President i Republikës së Shqipërisë, përtej presionit të madh, këshillave nga larg që ju i keni dhënë dhe mazhorancës dhe opozitës, kryeministri t’i bëjë ndryshimet Kushtetuese. Si do të reagoni ju, si do të reagojë Presidenca në këtë rast?

Presidenti Meta Së pari unë dhe njëher tjetër apeloj me këmbëngulje dhe me shumë qetësi që të gjithë të bëjnë atë që u lejon Kushtetuta, atë që u lejon ligji, atë që gjithashtu pranon ndërgjegja dhe përgjegjshmëria e tyre politike. Në këtë drejtim ky është një parlament jashtë standarteve të Kushtetutës, duke nisur që nga përbërja e tij. Dihet që edhe formalisht është një parlament që prej 1 viti e gjysëm është me 120 deputetë nga 140 që është kuorumi Kushtetues përveç faktit që rreth 40 deputetë kanë probleme mjaft serioze të ligjitetit të mandateve të tyre, për shkak të procedurave që ndoqi vet Kuvendi i Shqipërisë, të cilat ishin të paligjshme për zevëndësimin e menjëhershëm dhe tërësisht të parregullt të gati 180 ish-deputetëve dhe kandidatëve për deputet të partive opozitare. Edhe sikur Z. Krasta ky parlament të ishte 140 të ishte aty Partia Demokratike, të ishin aty të gjithë partitë e opozitës, përsëri për të bërë një ndryshim Kushtetues. Ka një proçedurë të veçantë, ka disa proçedura të cilat kërkojnë kohën e duhur, të cilat të konsultohen, të cilat të merren opinione të grupeve të interesit e kështu me rradhë. Ndërkohë që dihet se cilat janë standartet jo vetëm  kushtetuese, ligjore por edhe morale të Kuvendit aktual. Dhe prandaj u krijua Këshilli Politik si një mënyrë, si një shpikje që përmes frymës së bashkëpunimit, të ecej me konsensus drejt rivendosjes së ligjimitetit të Kuvendit të ardhshëm, të qeverisë së ardhshme dhe të gjithë institucioneve të tjera.

Unë e ftoj dhe një herë sinqerisht, lidershipin e Partisë Socialiste që mos zhbëj atë arritje sado pak pozitive që ka mbetur pasi edhe ajo është cënuar që atëherë, shpesh që nga ndryshimet e 2008, por edhe më pas nga vet socialistët.

Presidenti Meta Pra, Kushtetutën që bëri Partia Socialiste nën lidershipin e saj në vitin 98 e cila ishte Kushtetutë e shkëlqyer, nje Kushtetutë model e bërë në mënyrën më gjithëpërfshirse edhe pse kishin në atë kohë rreth, sepse unë isha pjesë e Partisë Socialiste mbi 100 mandate, e cila u votua nga populli shqiptar. Të tentosh  në këto kushte të ndryshosh rregullat e garës me shpresën dhe me idenë se në këtë mënyrë do të komandosh garën dhe njëkohëishtë në këtë mënyrë do të frikësosh popullin shqiptar për t’iu nënshtruar një regjimi personal mendoj që është përgjegjësi shumë e madhe. Jo vetëm për atë që e ndërmerr një çmeduri të tillë, por dhe për ata të cilët do të mund të ngrejnë eventualishtë kartonët në një rast të tillë me idenë që nuk kemi çbëjmë, apo ku di unë edhe parrulla tjetër që kemi fëmijë, kemi familje. Mendojë që tre miljon shqiptarët kanë familje, kanë fëmijë dhe kërkojnë mesazhe përgjegjshmërie të funksjonimit të shtetit të së drejtës, të demokracisë dhe të ecjes sa më shpejt drejt të ardhmes europiane të Shqipërisë që edhe kështu është cënuar shumë rëndë.

Zoti President, nuk është fshehur që Kryeministri mazhoranca, parlamenti i mazhorancës është investuar në një betejë shumë të fort për t’iu shkarkuar. Gjithashtu mbas ndryshimit të atmosferës që nga konfirmimi i të drejtës që Venecia i dha zgjedhjeve dhe veprimtarisë tuaj juridike dhe konceptuale, duket se edhe me frazat e deputetëve socialistë ata e kanë ndaluar për momentin duke e quajtur një lloj gabimi taktik ndoshta luftëm për shkarkimin tuaj? Pyetja normale që bëhet në përgjegjësi sot është i keni dhënë ju një shpjegim pse kjo tërheqje taktike, çfarë  ka ndodhur ose çfarë keni bërë ju një gjë të veçant ose çfar dini një gjë të veçant pse ata që praktikisht dëshironin t’iu sulmojnë ose t’iu shkarkojnë janë tërhequr për momentin?

Presidenti Meta: Unë nuk mund të flas në emër të atyre, unë mund të flas në emrin tim si President i Republikës.Unë kam vënë jo vetëm dorën mbi Kushtetutë kur jam betuar,por kam vënë zemrën, kam vënë jetën time, kam vënë gjithçka edhe kurrë dhe asnjëherë as nuk e kam shkelur dhe as nuk do ta shkel Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Nuk e kam bërë këtë gjë as kur kam qenë Kryeministër as kur kam qenë në detyra të tjera, kam bërë grevë urie kur është ndryshuar Kushtetuta e Shqipërisë në mënyrë banditeske nga dy partitë e mëdha në 2008 me ca proçedura tërësisht të shëmtuara dhe në errësirë për interesa afatëshkurtra. Unë besoj shumë tek Kushtetuta e Shqipërisë, te themelet e saj dhe ajo që mund t’iu them është se jo më kot kushtetutbërsit tanë e kanë parashikuar dhe situata të tilla kur pushteti do të kaloj në ofensiv ndaj shtetit me qëllim uzurpimin e plot të institucioneve. Dhe për këtë arsye edhe pse ndoshta ata si kanë menduar kurrë që Shqipëria do të ketë një parlament si ky i sotmi, por e  kanë menduar dhe momentin që një shumicë kushtetuse mund të krijohej në parlament, e cila do të synonte të shkarkonte një President që do të mbronte parimet e shtetit të së drejtës dhe do ti tregonte kufinjtë që i takonin një qeverie. Kjo është arsyeja që Presidenti është institucioni më i mbrojtur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe çdo akt shkarkimi nga Parlamenti do të ishte vetëm një akt formal që do ta ngarkonte atë me përgjegjësi edhe më të rënda,pasi dihet shumë qartë që jo vetëm Venecia por raporti i OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit dhe njëkohësishtë raporti i Venecias tani për emërimet në Gjykatën Kushtetuse, e kanë bërë fare të qartë që jo vetëm që s’ka asnjë shkelje të Presidentit, por përkundrazi që aktet e Presidentit kanë qenë tërësishtë të motivuara. Mos harrojmë që rekomandimet e raportit të Venecias tani janë pjesë e Bashkimi Europian për të ndjekur kushtet e Shqipërisë.

Unë asnjëherë nuk jam ndjerë nën presionin e shkarkimit, asnjëherë nuk kam qenë i shqetësuar për votimet.  Ajo që mua më shqetëson është mungesa e normalitetit politik në vend, pasiguria e madhe juridike, politike, më shqetëson shumë që ne i bëjmë këto debate dhe ju më bëni mua këto pyetje.

Ndërkohë që në spitalet tona, kemi qytetarë që po japin shpirt për shkak të kësaj sëmundje, për shkak të kësaj pandemie. Shumë të tjerë janë në intubim, shumë e shumë të tjerë janë të infektuar, kemi tani edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kemi dhe shumë deputetë.

Pra, në vend që të merremi me përballimin e një fatkeqësie të tillë, të përqendrojmë energjitë këtu, bëjmë gjëra të turpshme, për të mos thënë edhe kriminale sepse proçedurat për të cilat është investuar një grup deputetësh janë tërësisht antikushtetuese.

Ato janë depozituar në 15 qershor, kur dihet që në Kushtetutën e Shqipërisë, është e ndaluar që në kuadrin e  gjendjes së jashtëzakonshme deri në 23 qershor të ndërmerren iniciativa të tilla për ndryshimin e Kushtetutës.

Sot kryeministri Edi Rama, ka bërë disa komente në raport me dosjen 339, ai ka ngatërruar me qëllim apo pa qëllim dhe këtu është një diskutimi madh që bëhet në jetën online. Një jetë shumë aktive shqiptare, për shkak të mungesës së jetës parlamentare ndoshta, apo për shkak të deviacioneve të jetës partiake, e gjithë zhurma apo diskutimi bëhet online. Ndërkohë dy qëndrime ka patur, një pjesë e mirë e njerëzve ka qenë dyshues në raport me veprimtarin e SPAK-ut qoftë edhe me këtë dosje, ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim tha, po ka filluar ndryshimi, SPAKU-u ka filluar veprimtari që nuk do ndalet. Jam kureshtar të di, ju si President i Republikës, çfarë mendoni egzaktësisht me këtë ngjarje dhe me qasjen ndaj kësaj dosje 339, ju bind nga pikëpamja juridike dhe më gjerë?

Presidenti Meta: Kjo është një dosje që duhet të ishte shteruar me kohë nga ana e Prokurorisë përfshi edhe SPAK-un, e cila duhet të kishte patur prej kohësh rezultatet e saj.

Sepse ka qenë një kërkesë e Bundestagut, e Bashkimit Europian dhe vazhdon të jetë një nga kushtet kryesore. Ngadalësia është e jashtëzakonshme dhe jam 100 përqind dakort me vlerësimin që ka bërë ish-Presidenti Nishani, sot për këtë çështje. Kjo nuk është çështje thjesht komisionerësh dhe administrate zgjedhore të cilët pa diskutim do të mbajnë përgjegjësi, do të dënohen dhe duhet të bëhen shembull.

Por, kjo është një çështje  e krimit të organizuar të përfshirë në përmbysje të rezultateve elektorale.  Në këtë drejtim priten rezultate, dhe nëse këto rezultate nuk do të vijnë deri në zgjedhjet e ardhshme, padyshim që këto dy dosje  do të hetohen plotësisht pas zgjedhjeve të ardhshme.

Me këtë rast dua t’i bëj të qartë të gjithë bandidatëve, të mos ofrojnë  shërbime për forcat politike, pasi ka nisur monitorimi i të gjithë bandave në të gjithë Shqipërinë.

I bëj thirrje të gjithë  drejtuese të Policisë së Shtetit dhe Institucioneve të Sigurisë, të bëjnë detyrën e tyre, të mos u binden asnjë urdhëri politik dhe të godasin pamëshirë të gjthë elementët kriminalë, të cilët tentojnë të ofrojnë shërbime politike dhe elektorale.