Vokshi: Protesto për media të lirë, badigardi i Arta Markut dhunon gazetarin!

485
Sigal

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, përmes një statusi në Facebook dënon dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Renaldo Salianji.

Ky i fundit thjesht ka dashur të marrë një prononcim nga kryeprokurorja Arta Marku, kur badigardi i saj e ka shtyrë e dhunuar, siç thotë Vokshi. Për këtë rast, Vokshi kërkon të protestohet, pasi pa media të lirë nuk ka demokraci.

STATUSI I PLOTE
PROTESTO KUNDËR DHUNËS NDAJ GAZETARËVE!!
PA MEDIA TË LIRË NUK KA DEMOKRACI!!!
Bodyguard-ët e Kryeprokurores dhunojnë gazetarin në detyre te Klan Plus, Renaldo Salianji.
Cdo ditë gazetarët po ndeshen me dhunën e shtetit, dhunën policore, shantazhet me padi nga Rama, dhunën dhe kërcenimet ne jetë nga Kryebashkiakët e Edi Ramës.
Nuk arrijnë dot “të vënë me shpatulla pas muri” krimin, por dhunojnë gazetaret.
Drejtesinë e kapur, po e lëshojnë nervat cdo ditë dhe nuk i durojnë dot gazetarët e terrenit që bëjnë vetëm punën e tyre.
Qeveria, deputetët dhe institucionet e inkriminuara i duan të gjithë pushtetet në shërbim të tyre.
#ProtestoPërMediaTëLirë
#ProtestoKundërDhunësNdajGazetarëve
#ShqipëriaSiEuropa