Presidenti Meta/ Kontributi themelor i Shqipërisë në rajon është faktor stabiliteti

511
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në Facebook duke e quajtur kontributin themelor të Shqipërisë në rajon si faktor stabiliteti.

Ndër të tjera Meta shkruan-“Çdo delirim tjetër folklorik nuk i shërben as Shqipërisë, as besueshmërisë së saj, as kontributit të saj për #NATO-n dhe Bashkimin Europian”.

Ilir Meta:

Kontributi themelor i Shqipërisë në rajon është si faktor stabiliteti. Çdo delirim tjetër folklorik nuk i shërben as Shqipërisë, as besueshmërisë së saj, as kontributit të saj për #NATO-n dhe Bashkimin Europian.
Ne i kemi të gjitha mundësitë, siç e kemi treguar pozitivisht që nga kriza e Kosovës dhe në vijimësi, që jemi një faktor stabilizues dhe europianizues në rajon, jo vetëm si Shqipëri, por edhe si shqiptarë.