Presidenti Meta i bën thirrjen live Ambasadores Yuri Kim: Ambasadorja të mos marrë në mbrojtje Edi Ramën

246
Sigal

Gjatë intervistës që po zhvillon në Syri TV, Kreu i Shtetit tregoi që në këto momente Ambasadorja Yuri Kim sapo i dërgoi një mesazh duke i kërkuar të mos përmendë më cfurqet, ndërsa Presidenti Meta i bën thirrje Ambasadores Kim që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën.

“Meqe më dërgoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtët me Edi Ramën. Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqiperise në këtë mënyrë të njëanshme. Deklarata e Yuri Kim është një turp dhe e ftoj Ambasadoren të vijë tani live në studio bashkë me Edi Ramën të ballafaqohemi para shqiptarëve”,- shton më tej Presidenti Meta.

“Nuk ka ambasadë që t’i bëj strehë Kryerilindasit nëse preket vota! Cfurqet do jenë të dielën nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund. Unë kam besim te shqiptarët. Të gjithë janë nisur drejt kutive të votimit, për të sjellë ndryshimin historik duke çuar Shqipërinë në rrugën e duhur. Nuk jam President i ambasadave, por jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe unë kam përgjegjësi për të gjithë Shqipërinë. Unë i kam bërë thirrje sot ambasadorëve gjatë takimit që pata në Presidencë, të reagojnë tani. Është tepër vonë nëse reagojnë të hënë pasi të jenë prishur zgjedhjet dhe të kemi destabilizim. Unë nuk pres zgjedhje daneze, por zgjedhje si në Kosovë po. Nëse derdhet një pikë gjaku, përgjegjës do të jetë Edi Rama.”,- shprehet Kreu i Shtetit pas takimit që pati sot me ambasadorët.

“U kam thënë ndërkombëtarve reagoni sot, se nesër do jetë tepër vonë. Nuk kemi nevojë që të huajt të reagojnë ditën e hënë. Ambasadores amerikane i kam thënë: “Nuk duhet të kishit toleruar Edi Ramën kur prishi marrëveshjen e 5 qershorit, e cila u nënshkrua në selinë e Ambasadës Amerikane. Nëse ju, do të reagonit pas ngjarjes së Kavajës, do ishte parandaluar edhe ngjarja e ndodhur në Elbasan”. Prokuroria e Elbasanit është në konflikt interesi sepse është pjesë e fushatës elektorale. Prokuroria e Elbasanit është shtabi kryesor dhe mbrojtëse e Partisë Socialiste. Për çdo pikë gjaku që derdhet në Shqipëri, dhe nuk reagohet për të vënë fajtorët para drejtësisë, përgjegjës do jete Edi Rama, SPAK, Prokuroria dhe Policia e Shtetit. Përsëris thirrjen që të arrestohen drejtuesit e AKSHI-t, sepse unë ende nuk kam një përgjigje për pyetjet që kam bërë. Skandali i AKSH-it, po trondit gjithë botën, ne jemi një vend i NATO-s. Nuk mund të vidhen të dhënat e qytetareve dhe të mos ketë një reagim dhe një përgjigje se çfarë ka ndodhur. Cenohet siguria kombëtare me daljen e këtyre të dhënave, SPAK të reagoj menjëherë. Është përgjegjësi e organeve të drejtësisë, nëse nuk zbardhen krimet zgjedhore si dosja e Dibrës dhe e Shijakut. Ëngjëll Agaçi dhe gjithë të tjetër e aferës së inceneratorëve sot, duhet të ishin në burg dhe nuk po reagohet.”,- tha më tej Presidenti i Republikës, duke treguar dhe thirrjen që i ka bërë sot ndërkombëtarëve.

“Vlera më e madhe e Lefter Kokës është që është vëllai i Narit. Të jeni të bindur se nëse më del përpara atij i bie të fikët, më keq se Ramës. Por me këtë person, që unë prej kohësh jam distancuar për shkak të imoralitetit njerëzor, shoqëror dhe politik, unë nuk harxhoj asnjë sekondë.”,- shtoi më tej Presidenti Ilir Meta duke folur dhe për “mafiozët” e inceneratorëve.