Presidenti Meta firmos shkarkimin e Ramës si ministër, dekreton Xhaçkën dhe Peleshin

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin e Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe atë të Olta Xhaçkës  nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.

Po ashtu kreu i shtetit, ka dekretuar emërimin e Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

Sigal