Presidenti Meta: E ardhmja europiane kërkon sjellje europiane nga të gjithë faktorët politikë

450
Sigal

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me kreun e Partisë Demokracia Sociale, si pjesë e takimeve për gjetjen e zgjidhjes për krizën politike.

“Në kuadër të konsultimeve për zgjidhjen e krizës aktuale dhe dekretimin e 13 tetorit 2019, si datë të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, prita sot në takim kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo. E ardhmja europiane kërkon sjellje europiane nga të gjithë faktorët politikë dhe institucionalë”,- shkruan Meta në një postim në Facebook.