Ministrja Kushi, ndryshon strategjinë për vaksinimin e studentëve

175
Sigal

Nga detyrimi tek jeta sociale , si e ndryshoi  ministrja Kushi strategjinë për të bindur studentët të vaksinohen

 

Vaksinimi i detyruar i studentëve është një nga çështjet më të diskutuara këtë javë që  kordinon me fillimin e vitit të ri universitar.  Ministrja Kushi  disa ditë më parë deklaroi në mënyrë të prerë: “Të gjitha pedagogët dhe studentët mund të hyjnë në universitete vetëm me kartën e vaksinimit ose testin e PCR.  Kjo javë është shpallur si java e vaksinimit masiv të studentëve. Ministria e Shëndetësisë është treguar e gatshme për të vënë personelin në dispozicion të universiteteve”.  Një pjesë e konsiderueshme e studentëve refuzuan të vaksinohoheshin, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga Ministria e Arsimit. Në këtë mënyrë dita e parë e univeristetit filloi me tensione te shumta midis forcave policore dhe studentevë të pavaksinuar, të cilët tentuan të hynin në mjediset e fakultetit. Studentët  shprehen revoltën e tyre në lidhje me detyrimin për t’u vaksinuar, duke vënë theksin tek fakti që ata duan te binden nëpërmjet argumentave dhe jo forcës.  Siç duket fjalët e studentëve patën impakt tek ministrja, e cila ka ndryshuar strategjinë e bërjes së thirrjes për vaksinim.  Ajo shprehet se vaksinimi nuk iu shërben studentëve vetëm për të hyrë në auditore, por edhe për të zhvilluar  jetën e tyre sociale. “Ju jeni të rinj, bëni jetë sociale, hyni në kinema, bare etj. Prandaj, vaksinimi ju duhet. Madje, edhe për udhëtim jashtë vendit, certifikata e vaksinimit është e nevojshme. Shumë suksese të gjithëve në këtë vit akademik!”, tha ministrja Kushi. Pra, siç evidentohet edhe nga deklaratat e ministres, kemi të bëjmë me një situatë  ku vetë ministrja ka reflektuar mbi  metodën që duhet përdorur për të bindur studentët që t’i bashkohen fushatës së vaksinimit. Ministrja iu drejtohet studentëve më empatike dhe larg toneve urdhëruese, duke përmendur disa aktivitete sociale që të rinjtë i zhvillojnë me një frekuencë të shpeshtë në rutinën e tyre të përditshme. Nuk dimë se sa sukses do ketë kjo strategji  e re për të bindur studentë të vaksinohen dhe mësimi akademik të vazhdojë normalisht.