Presidenti Meta: Bandat në Elbasan dolën për të mbrojtur pasuritë e tyre kriminale

242
Sigal

I pyetur nga gazetarët për përplasjen mes mbështetëse të PD dhe PS Ditën e Verës në Elbasan, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha se bandat dolën për të mbrojtur tendërat dhe pasuritë e tyre kriminale. Nga ana tjetër, kreu i shtetit theksoi se eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë sepse do të ketë veprime të paimagjinueshme për ata që duan të terrorizojnë shqiptarët.

”Siç i patë dhe ata të Elbasanit, janë të gjithë me tendera dhe me probleme dhe kanë dalë për të mbrojtur pasuritë e tyre kriminale. Le të bërtasë kush të dojë Meta ik, nuk shqetësohem unë. Pse duhet me reagur me dhunë ndaj dikujt që bërtet “Meta ik”. Pse i përplasi aktivitetet në të njëjtin kohë? Eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë sepse do të ketë veprime të paimagjinueshme për ata që duan të terrorizojnë shqiptarët.

Presidenti nuk ka për të heshtur as një sekondë të vetme dhe i bën thirrje popullit shqiptar për të mbrojtur lirinë nga kushdo. Mos prisni President të përsosur në këtë krizë të tmerrshme që ka pllakosur vendin. Presidenti ka një plan të qartë për mbrojtjen e zgjedhjeve.

Presidenti ka vetëm një votë dhe duhet të jetë e barabartë me të gjithë qytetarët shqiptarë. Kjo ndodh sepse qytetarët e Shqipërisë nuk kanë treguar përngjashmërinë e duhur për të vlerësuar të drejtën e tyre. Presidenti nuk ka dalë as për top model as për aktor, por për ti dalë zot pluralizmit politike’‘, tha ndër të tjera Meta.