Presidenti Meta: Alternativat e 25 prillit, Shqipëria në Evropë ose në Gropë!

281
Sigal

Presidenti Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale e ka cilësuar edhe njëherë si referendum 25 prillin, ditën e zgjedhjeve.

Kreu i shtetit shkruan se bëhet fjalë për referendum me dy alternativa: Shqipëria në Europë ose në Gropë. Ndërsa shton se përgjigja dihet.

“25 prilli tashmë është një REFERENDUM me dy alternativa: Shqipëria në Europë ose në Gropë.

Përgjigjja dihet që nga koha e Skënderbeut: Shqipëria në Europë!”, shkruan Metan në Facebook.

Kjo deklaratë e presidentit vjen ndërkohë që marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama janë të tensionuara, ndërsa nuk kanë munguar as akuzat e forta mes tyre.