Presidenti Ilir Meta thirrje numëruesve të KZAZ: Të mos preket vota e popullit

222
Sigal

Kreu i Shtetit apel policisë: Arrestoni personat në kërkim dhe rrugaçët e blerjes së votave, ndryshe do ti arrestoi populli. Lërini pretekstet për ndalimin e votimit të emigrantëve në Greqi. Rama po përpiqet të krijojë tensione pasi ka frikë nga vota e lirë. Skandali i ALUIZNI-t të Lames për prishjen e 94 banesave pas zgjedhjeve dhe  përfshirja e administratës në fushatë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha dje se vota e opozitës nuk do të preket dhe u bëri thirrje komisionerëve numërues në qendrat e votimit, që të kenë përqendrim të plotë dhe të mos cënohet asnjë votë e qytetarëve. Presidenti Meta pohoi  se ka informacione se brenda Partisë Socialiste ka nisur “një luftë e brendshme” mes kandidatëve për të marrë votat e njëri-tjetrit.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta

Nuk preket vota e opozitës. Ata jo vetëm që kanë detyrë të mbrojnë votën e qytetarëve shqiptar, por ata kanë për detyrë të mbrojnë edhe votat si do ti japin populli edhe për kandidatët e PS. Pasi të përfundojë numërimi për partitë, ekziston rreziku të nënvlerësohet procesi tjetër që është i rëndësishëm. Do të zgjasë numërimi më shumë seç duhet, por kam informacione që brenda PS ka nisur lufta e madhe për të marrë votat e njëri-tjetrit, pasi e dinë sepse përfshirja e emrave në listë ka qenë për qëllime të tjera. Çdo votë duhet të dali siç e ka dhënë qytetari. Kjo është e vetmja rrugë që të shpëtojmë imazhin e këtyre zgjedhjeve. I druhem lodhjes. Është proces i lodhshëm numërimi, kërkon përqendrim, kujdes, ata që kanë marrë përsipër detyrën duhet të jenë të përqendruar 101% për numërimin. Mos të vijnë marifetxhinjtë që kanë nisur të blenë vota brenda kandidatëve të tyre.

Denoncimi për manipulim votash

Presidenti Meta, foli ndër të tjera edhe për deklaratat e tij pak më herët, ku deklaroi se në Njësinë numër 10 në kryeqytet, ku për herë të parë do të implementohet votimi elektronik do të ketë manipulim të votash. Kreu i Shtetit tha se denoncimi i ka ardhur nga një qytetar, por me sigurimin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ai tha se kjo çështje mund të quhet e ezauruar. “S’kam pasur mundësi të takoj (Sali Berishën). Por i referohem një informacioni tjetër që vinte për njësinë 10, unë i referohem një denoncimi konkret nga një qytetar, për mundësinë e ndërhyrjes tek njësia 10 që do të bëhet votimi elektronik, për metodat që s’jam i kualifikuar të flas saktë, por ka përpjekje për këtë çështje. Edhe përpjekja për të ndaluar emigrantët, është për të përdorur emrat e tyre në mënyrë fiktive, edhe opozita e ka të qartë këtë.

Opozita të parandalojë blerjen e votës, demokracia s’ndalet

E përgëzoj kandidatin Belind Këlliçi për kapjen në flagrancë të “rilindasve” të Vaqarrit, me ushqime dhe zarfa elektorale. Opozita duhet të organizohet në mënyrën më të mirë për të parandaluar këto fenomene kriminale elektorale nga të cilat Kryerilindasi nuk shkëputet dot. As frikësimi dhe as blerja me zarfa dhe ushqime nuk e ndal Triumfin e Demokracisë dhe Sovranit më 25 Prill! Tolerancë zero për krimet zgjedhore! Ligj special për të përjashtuar përgjithmonë nga administrata vendore dhe qendrore zyrtarët, që konsumojnë krimet zgjedhore. Mbani shënim çdo emër dhe dokumentoni me foto dhe video cilindo.

Policia të bëjë detyrën, sipas ligjit

Policia të bëjë detyrën, unë do ti çoj një listë me personat në kërkim. S’dua jo pikë gjaku, po pikë loti të derdhet nga shqiptarët në zgjedhje. Nëse Edi Rama merr 71 mandate pa vjedhje, do i jap edhe mandatin e presidentit. Por u prek një votë, Edi Rama nuk do të gjejë një vrimë ku të futet. Nuk i vajtën militantët e PD në zyrë, as të LSI. Kejdi, të lutem, ju nuk më dëgjoni mua, pyete Gramozin, nëse duan në vendet që ju keni paguar qira sipas kodit, të vihet portreti i Edi Ramës sot, vij unë i vë që sot.

Emigratët po ndalohen edhe të vijnë

Tani kemi një çështje tjetër, ajo e Greqisë. Është pretekst fals për përfitime elektorale nga situata e pandemisë. Kjo është farsë e gjoja përpjekjeve për përfshirjen e diasporës. Jo vetëm që nuk po përfshihen atje ku jetojnë por po ndalohen të vijnë në Shqipëri. Kë të besojmë ne? Qendrën Kombëtare të Sëmundjeve të Amerikës, që u shpreh se qytetarët e infektuar me COVID mund të votojnë lirshëm në zgjedhjet presidenciale. I bëj apel qeverisë që të heqë ndalesën që përbën një dhunim flagrat duke penguar të drejtën për të votuar.

Rama përpiqet të krijojë tension! Ka tmerr zgjedhjet e lira

I pyetur nga gazetarët në Vlorë në lidhje me vrasjen në Elbasan dhe plagosjen në Kavajë, në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit, Presidenti Ilir Meta e drejtoi gishtin nga kreu i qeverisë Edi Rama duke deklaruar se ai përpiqet të krijojë kudo tension, duke deklaruar se tensioni vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, pasi sipas tij ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta

Dihen se nga vjen gjithë ky tension. Vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit sepse ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kështu mendon se mund të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 Prillit. Po të kishte pasur vullnet tjetër nuk do kishte bërë zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës dhe nuk do i jepte porosi Damianit tërmet. Ku ndodhi ngjarja në Kavajë. Ndodhi në zyrën elektorale të PD, ky hyri drejtori i policisë së Rilindjes. Në Elbasan herën e kaluar, për këtë rast nuk mund të them, por pse ndodhi konflikti herën e parë në Elbasan. Duhet të ishte shmangur.

Përpjekje e qëllimshme nga Rilindja

Kreu i Shtetit Ilir Meta, u ndodh në Fier pas incidentit me heqjen e banerat e LSI dhe   deklaroi se ka një përpjekje të qëllimshme për të krijuar incidente të paqena duke akuzuar kryeministrin Edi Rama. Presidenti Ilir Meta: U informova tani nga deputetja dhe kandidatja për deputete Kejdi Mehmetaj. Për orë të tëra ata kanë refuzuar që të dialogojnë dhe të bashkëbisedojnë me përfaqësuesit e LSI për këtë çështje, çka tregon edhe njëherë tjetër jo vetëm paligjshmërinë e veprimeve të tyre, por edhe përpjekjen e qëllimshme për të krijuar incidente të paqena që mund të çonin në probleme të panevojshme. Objektivi kryesor është mbarëvajtja maksimale e 25 prillit dhe më e rëndësishmja është të mos preket asnjë votë në të gjithë vendin. Qëllimi kryesor i kryerilindasit është pikërisht ky.

Presidenti Meta këshillon Keidi Mehmetajt: Telefono Ruçin, ai ka eksperiencë

Komuniko me zotin Ruçi në rast se banderolat shqetësojnë Rilindjen, hiqni dhe vendosini pas mitingut. Se nuk është problemi më i madh që ka Fieri. I di shumë mirë historitë e kryebashkiakut. Do t’ju përkrah se jeni figura të reja. Në Vlorë do shkoj pas nja 2 orës, do ndaloj në Fier. I thuaj zotit Ruçi,na ka thënë presidenti që t’i japi dhe ca postera të kryerilindasit që t’ja vë dhe të kënaqet ai. Dhe të shtohet edhe më tej urrejtja. Kërkon të prishi zgjedhjet, ky është problemi Keidi. Jo banderolat.

Kush prek votën s’ka më vend në administratë

U bëni thirrje grave, burrave të Fierit, të mbrehin sfurqet, kosoret, lopatat dhe t’i kenë gati për ditën e diel, nëse preken votat. Kjo është çështja. Duan të prishin zgjedhjet. Dua të bëj thirrje kryerilindasit, pas ulërimave të mia, mirë bëre që i arrestove pasi i mbajte 24 orë me të ngrëna e të pira. I dërgove ti dhe shtabi yt kriminal këta tri horra, 2 prej të tyre punojnë në bashki. Ti vdes për narkotrafikantë. Ky këtu është Alket beu, kunati, (nxjerr foton e publikuar nga PD). Ky është shtabi i dhunës elektorale dhe provokimit të opozitës në Kavajë, unë s’kam lidhje me asnjë nga këta. Këta i nxit Edi Rama. Këta nuk kanë vajtur për motive të dobëta. Bëri mirë policia që i arrestoi, se di nëse janë hequr nga detyra këta vagabondë.  Kush përfshihet në krim zgjedhor, ta dijë s’do të ketë më vend në administratën publike pas 25 prillit. Çdokush nuk do të ketë më vend në administratën qendrore dhe vendore. Ta kenë të qartë të gjithë.

Policia mbron bandat e Taulantit

Nuk them asnjë sepse nuk mund të flas pa e pasur të qartë panoramën e ngjarjeve. Elbasani dhe Durrësi janë dy nga qarqet më problemtike. Kandidatë të dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës janë kandidatë sërish. Prokuroria është e njëanëshme në Tiranë, po ashtu edhe SHISH. Dihet që Policia në Elbasan bëhet palë e grupimeve të lidhura me Taulantin. Payshim që do të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje që po zhvillohen në vend. Vendi mbi të gjitha nuk ka nevojë të cënimeve të standateve zgjedhore.

Taulant Balla është kryepatronazhisti i Elbasanit

Midis zotit Balla dhe zotit Bardhi do të doja që të zgjidhja zotin Bardhi, sepse Ballën e njoh që kur ka erdhi në Partinë Socialiste. Taulanti kontrollon çdo situatë në Elbasan, është kryepatronazhisti i Elbasanit, sepse nga ai kalon çdo tender, kontrollon çdo biznes dhe individ. Prokuroria është e kapur, sepse vetëm kështu u mbyllën dhe dosjet e Dibrës dhe të Shijakut. I sëmuri i bën vetëm një thirrje Damjanit: Tërmet tërmet…!!! Prokuroria është e kapur dhe këtë e tregon dhe fakti që Presidenti ka bërë padi penale në SPAK për incenratorët, dhe nuk po bëhet asnjë hetim. AKSHI është institucioni që duhet të mbrojë të dhënat personale e të gjithë individëve.  Si institucion është në varësi të Ramës dhe merr urdhra vetëm nga ai.  Të gjitha të dhënat personale të çdo individi janë në duart e disa individëve të papërgjegjshëm dhe mund të shpërdorohen, siç ndodhi në Pustec.

Ka  luftë të brendshme mes kandidatëve të Partisë Socialiste.

Nuk preket asnjë votë e opozitës. As e PS-së. Do bëj thirrje të tjerë për Komisionerët dhe numëruesit. Ata kanë për detyrë që të mbrojnë edhe votat për kandidatët e PS sepse mbasi të përfundojë numërimi do të fillojë edhe për kandidatët. Brenda PS kandidatët kanë filluar luftën e madhe për të marrë votat e njëri-tjetrit. Në këtë kuadër po përgatiten për të kapur njerëz të opozitës që të tolerojnë tek votat e kandidatëve. Është gabim i rëndë dhe i patolerueshëm. Kjo është e vetmja rrugë që të shpëtojmë imazhin e zgjedhjeve. I druhem lodhjes, ata që kanë marrë përsipër detyrën duhet të kenë përqëndrim derisa të përfundojë gjithçka. Në Kuvendin e ri duhet të vijnë ata që i kanë besuar qytetarët.

Vendimet e Kadastrës për skualifikim nga legalizimi janë të pajustifikuara

Vendimet e Kadastrës për skualifikimin nga legalizimi kanë qenë të pajustifikuara. IKMT ka shkelur rëndë ligjin, ka ndëshkuar me gjoba qytetarët. Ndërkohë që kanë qenë të përfshira në proces që në vitin 2005. Bashkia Vlorë i ka deklaruar Avokatit të Popullit se nuk ka dijeni lidhur me objektet që janë në juridiksionin e saj. Zoti Damaian u kujtua t’i takojë qytetarët dhe premtoi zgjidhje pas zgjedhjeve. Qytetarët e Vlorës e morën përgjigjen nga përgjimet e Artan Lamës, ku thoshte se nga 170 mijë legalizime do të realizohen vetëm 60 mijë. Tu marrim vota thoshte dhe tua fusim pas zgjedhjeve. Këto ishin problemet dhe shqetësimet që janë tashmë zyrtare. Ideja që Vlorë-Orikum ishte një projekt, ishte gënjeshtër. Vendimet e Kadastrës për skualifikim nga legalizimi kanë qenë të pajustifikuara. IKMT nuk kishte projekt për të zbatuar. IKMT ka shkelur rëndë ligjin, duke gjobitur qytetarët me gjoba, sikur të ishin objekte të çastit. Bashkia Vlorë ka arritur deri aty sa i ka deklaruar Avokatit ë Popullit se nuk ka informacione. Janë shkelur parimet. Janë shkelur të drejtat themelore të njeriut. Ato fakte që qytetarët u ankuan tek Presidenti rezultuan të vërteta.