Presidenti Meta: Harron Rama se unë jam poliagjent

58
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot në konferencë për gazetarët me shtetasin Ramazan Topuzi, personi i cili shfaqet në video bashkë me Kreun e Shtetit, pasi kryeministri Edi Rama e ka akuzuar disa herë se” fshihet me kapuç në lokale me subjekte të OFL”.

Meta tha se Topuzi ka ngritur padi në SPAK, teksa ka dhënë detaje për takimin në Gjirin e Lalëzit, në lokalin e kryetarit të degës së PS. Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama si autorin e vetëm të tensionimit të situatës.

“Mendova të bëj një konferencë të shpejtë me ju për të dhënë argumente shteruese në lidhje me tensionimin e situatës që ka vetëm një autor, Edvin Kristaq Rama, të tjerët janë instrumente të tij. Presidenti takon kriminelë, subjekte të OFL, etj, spiunë që ka vënë se nuk e di që Presidenti është poliagjent i vjetër.

Ramazan Topuzi në video, jemi në lokalin e Llesh Mesitit, djali i të cilit është kryetar i roganizatës së PS. Kemi shkuar se pimë kafe në shtator, ecim dhe ndalojmë pimë një kafe.

Pse kemi qenë atë ditë atje, sepse atij djalit disa njerëz që dikur kanë qenë në LSI i kanë thënë jo i ka marrë Ilir Meta tokat dhe unë sqarova. Zoti Ramazan ka bërë padinë në SPAK për këtë çështje sepse ndihet i fyer që e kanë konsideruar kontingjent, sepse është një njeri i forcave ligjzbatuese.

Ky është Ramazan Topuzi, subjekt i OFL. Kjo është fytyra e Edi Ramës që mashtron shqiptarët, ndaj nuk ka fytyrë të vijë në asnjë ballafaqim me presidentin”, deklaroi Meta.