Meta paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme: E ftoj edhe kryeministrin në detyrë të më ndjekë!

226
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët.

Një konferencë që pritet të nisë në orën 10:45, Meta fton dhe kryeministrin Edi Rama ta ndjekë ‘live’.

Postimi i Metës:

Të dashur qytetarë,

Ju ftoj të gjithëve të më ndiqni pas pak, në ora 10:45, në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët.

E ftoj edhe Kryeministrin ende në detyrë të më ndjekë ‘live’, nëse nuk ka takime me bandat ose oligarkët në këtë kohë.