Rama: Reforma për Arsimin e Lartë, historike

509
Kryeministri Edi Rama në fjalëne tij në seancën parlamentare për pr/ligjin e Arsimit të Lartë e konsideroi si historike Reformën në Arsimine Lartë. Duke folur për sistemin e mëparshëm, Rama u spreh se u rregullua modeli I sistemit part-time në fundjave duke u kthyer në një siste part-time normal. “Sistemi i mëparshëm ishte zgjedhje politike për të mos u përballur me plagën e madhe të papunësisë rinore dhe për të blerë kohën në pushtet. E gjithë propaganda ishte e bazuar tek dora në zemër për të varfërit dhe në emër të bujarisë ndaj të varfërve u shpartallua sistemi i arsimit të lartë. Kjo është propagandë që mund ta bëjnë ata që e zgjodhën këtë sistem kur janë në pushtet, por kur e bëjnë ata që janë në opozitë është fatkeqësi”, tha Rama. Duke dhënë disa shifra lidhur me Arsimin e Lartë, Rama tha se, në vitin 2005 kishte 5 programe studimi, ndërsa në 2013 shkuan 1232. Në 2013 para zgjedhjeve u akredituan 11 Universitete private. Në 2006 kishte 1 Universitet të akredituar, në 2013 shkuan 32. Në 2005 kishte 7 Universitete private, në 2013 shkuan 44”. Duke e krahasur sistemin e Arsimi të lartë me sistemin e piramidave, Kryeministri Rama tha se pr/ligji që propozojmë sot e përmbys sistemin. “Nëse Shqipëria do kishte bërë këtë reformë 20 vjet përpara, sot sigurisht do ishim në një pozicon tjetër. Ky ligj sigurist nuk gjidh me magji një problem epokal, por i jep rrugë. Sigurisht sfidat janë përpa. 18 universitete ranë si piramidat, ndërsa të tjerë u pezulluan”, tha kreu i qeverisë. Duke folur për ndarjen e Arsimit të Lartë publik dhe privat, Rama tha se, “të flasësh për Universitete publike të nënës dhe Universtete private të njerkës, do të thotë të flasësh për një botë që nuk ekzisotn më”.
Sigal