Presidenti Ilir Meta: Si djali i një ushtaraku, detyrë mbi detyrat për mua është mbrojtja e Atdheut

200
Sigal

Gjatë intervistës Presidenti Meta foli dhe për Reformën në Drejtesi, ku tha se ata që e kanë shkelur atë duhet të dënohën.

“Në demokraci duhet të luftosh në mënyrë demokratike deri në fund. Reforma në Drejtësi është vetëm ajo që është votuar me 140 vota. Ata që e kanë shkelur do dënohen.”,- shprehet Kreu i Shtetit.

“Republika është tronditur në themelet e saj, te zgjedhjet. Zgjedhjet janë në agresion nga të gjithë ata, që duan të përzënë shqiptarët nga Shqipëria, për të sjellë njerëz nga Bangladeshi. Ne nuk do e lëmë vendin tonë në dorë të mafies ndërkombëtare. Në 25 prill, do ketë përmbysje demokratike, sepse kanë rënë të gjithë sistemit në vend. Une nuk jam thjesht per rotacion, por per permbysje demokratike.”,- thotë Presidenti duke iu rikthyer sërish temës së zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ilir Meta është djalë i një ushtaraku. Për mua detyrë mbi detyrat është mbrojtja e Atdheut”,- shtoi më tej Kreu i Shtetit.