LSI Durrës, Elona Guri: Të moshuarit do të votojnë për LSI, pasi kërkojnë një të ardhme më të mirë për nipërit dhe mbesat

170
Sigal

Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri vijon takimet personale me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale.

Këtë herë ajo është takuar me një të moshuar, ku sipas Gurit, do të votojë LSI-në më 25 prill, pasi kërkon një të ardhme më të mirë për nipërit dhe mbesat.

Nga ana tjetër, Guri që është edhe kandidate për deputete e LSI-së në këtë qark dhe e para e listës, thotë se brezi i ri sot në Durrës është i pashpresë.


Postimi i saj i plotë: 

Nënë Hateme do votojë për LSI sepse ajo kërkon një të ardhme më të mirë për nipërit dhe mbesat, e për të gjithë brezin e ri në Durrës që sot është i pashpresë.
Së bashku për Durrësin dhe Shqipërinë
Së bashku për rikthimin e shpresës
Elona Guri
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI