Presidenti Ilir Meta përkujton 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në luftën e Kosovës: Përherë mirënjohje ndaj SHBA-ve dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut

545
Sigal

Presidenti përmes një postimi të tij në facebook ka reaguar në këtë 20 vjetor të sulmeve të NATO-s mbi Serbinë.

“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës , e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.
Përherë mirënjohës SHBA  dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria  mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë”, shkruan Meta.