Presidenti Ilir Meta: E falenderoj “Rilindjen” që e pastroi LSI-në nga llumi dhe simbolet e korrupsionet duke i marrë ata në gjirin e saj

290
Sigal

Më tej, gjatë intervistës së tij në televizion vlonjat, “6+1 Vlora”, Presidenti Meta e ka falenderuar “Rilindjen” që e pastroi LSI-në nga llumi dhe simbolet e korrupsionet duke i marrë ata në gjirin e saj

“Forca e LSI nuk kam qënë unë, nuk është tani as Monika, por janë mijëra të rinj e të reja, figura të pastra dhe energjike, që e duan Shqipërinë. Forca e kësaj partie është rinia dhe unë pata mundësinë ta ndiqja live dhe mitingun e tyre sot, që ma konfirmoi këtë fakt. Një meritë që ka Rilindja dhe që unë ja njoh është se e pastroi LSI nga llumi dhe nga simbolet e korrupsionit që i ka marrë në gjirin e saj siç janë anëtarët e mafies së inceneratorëve, që sot janë kandidatë të Rilindjes në Durrës dhe Tiranë.”,- shprehet Kreu i Shtetit.

“Aleksandër Vuçiç nuk ka patur mik më besnik se sa Rama për të çuar përpara projektet e Serbisë. Kush më shumë se Rama ka mbrojtur tezën e ndarjes së Kosovës, projektet për shmangien e Kosovës nga organizatat ndërkombëtare. Ishte Rama që vendosi taksën në Rrugën e Kombit dhe është Rama që ka nxitur përçarjen mes shqiptarëve. Ndaj nuk habitemi me deklaratat që vijnë.”,- shton më tej Presidenti Meta duke përmendur strategjitë që ka përdorur Rama kundër Kosovës.

“Siç me të drejtë thotë Kim Mehmeti, për fat të keq në këtë vend ka politikanë që duhen mjekuar dhe jo votuar. Ndaj për Kryerilindasin do të ketë një dhomë të posaçme tek spitali jeshil (psiqiatrik) këtu ne Vlore, ku do ketë mundësinë jo vetëm të kurohet por edhe të shijojë aromën e detit dhe të portokallëve.  Sa i përket porosisë së tij për Damianin për të bërë “tërmet” në Vlorë, unë kam një mesazh: “Vlora ja bën fora, bjeri moj të lumtë dora” për këdo që do guxojë të prekë votat. Siç e kam thënë edhe më herët unë në Vlorë do jem për të ndjekur proçesin e numërimit të votave.”,- tha Presidenti Meta duke zbuluar kështu, se procesin zgjedhor të 25 prillit do ta ndejkë nga qyteti i Vlorës.