Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 7 tetorit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Drejtues është shprehur se emrat e deputetëve kandidatë do të jenë si Tedi Blushi, teksa tha se “deputetë sufllaqesh nuk çon Ilir Meta në Parlament”.

Meta gjithashtu u shpreh se mbështet protestën kombëtare duke thënë se e vetmja rrugë për t luftuar atë që e duan ‘narkoshteti’ është përballja ballore.

NOA

“Të tregojmë se populli nuk dorëzohet dhe që fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë me e madhe se terrori që narkoshteti tenton të mbjellë te qytetarët tanë”, tha ai.

“Deputetët do të jenë si Tedi Blushi t gjithë. Deputetë sufllaqesh nuk con Ilir Meta në Parlament, dakord? Risqet që ka sjellë narkoshteti rëndojnë çdo shqiptar dhe mbi vendin në mënyrën më kërcënuese. Siguria e jetës, punës dhe pronës, është në pikëpyetje për çdo shqiptar. Sot është koha që gjithsecili të marrë përgjegjësitë e tij dhe ne në radhë të parë. Narkoshteti shkulet kur çdo shqiptar ushtron përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe ndaj vendit dhe njëkohësisht ndëshkon me votë dhe protestë të vazhdueshme.

Unë jam i bindur se ndjenja e protestës dhe pakënaqësisë e akumuluar prej kohësh te çdo shqiptar që ndjen peshën e korrupsion skizofrenik të qeverisë për pasigurinë e punës, pronës, shëndetit, çmimeve stratosferike dhe kostos së lartë të jetesës, jam i bindur se flaka e zemërimit të tyre do të shpërthejnë. Geni patriotik i shqiptarëve dhet zgjuar. E vetmja rrugë është përballja ballore. Partia e Lirisë mbështet protestën kombëtare të thirrur me 7 tetor. Të tregojmë se populli nuk dorëzohet dhe që fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë me e madhe se terrori që narkoshteti tenton të mbjellë te qytetarët tanë”, u shpreh Meta.

Fjala e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar

Të nderuar anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.

Në udhëkryqin e rrezikshëm ku ndodhet sot Shqipëria, lufta e vërtetë patriotike dhe e pakompromis e jona dhe e gjithë qytetarëve është që të zgjedhin lirinë kundër diktaturës, që të zgjedhin shpresën dhe besimin kundër dëshpërimit, e njëkohësisht, që të luftomë varfërinë e tejskajshme të shkaktuar nga polarizimi ekstrem, përmes një politike e cila garanton rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, e njëkohësishttë të rrefuzojmë patronazhimin dhe skllavërimit modern për bukën e gojës të qytetarëve shqipëtarë dhe të garantojmë punësimit dinjitoz dhe vende pune me produktivitet të lartë, të cilat arrihen vetëm përmes transformimit të Shqipërisë në një fuqi eksportuese, sic është edhe prioriteti ynë I 5- të.

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë të gjithë së bashku të bëjmë gjënë e duhur për të mbrojtur lirinë e çdo qytetari dhe të gjithë shoqërisë tonë nga ‘burgosja’ e saj.

Narkoshteti dhe Narkodrejtësia i kanë kaluar vijat e kuqe nëpërmjet platformës së tyre të qartë si drita e diellit për asgjësimin e opozitës, të pluralizmit politik të demokracisë dhe të vetë llogaridhënies.

Burgosja politike më e fundit e deputetit të njohur për denoncimet e shumta ndaj narkorregjimit, Ervin Salianjit, të cilin e përshëndesim këtu me një duartrokitje, ndalimi politik pa prova i liderit historik të Partisë Demokratike, Prof.Dr Sali Berisha, rrëmbimi dhe burgimi politik i Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, I cili u lejua për tu betuar në Parlamentin Europian, por nuk mund të lëjohej që të betohej në Këshillin Bashkiak të zgjedhur nga qytetarët e Himarës. shantazhet, kërcënimet dhe hetimet politike të SPAK-ut të kryekriminelit Dumani ndaj drejtuesve të tjerë të opozitës dhe pengmarrja e shumë prej tyre për ti përdorur për të rrembyer vulat e opozitës dhe për të shkatërruar shpirtin e sajqëndrestar, janë dëshmi e qartë se jetojmë në një regjim mafioz, armik të egër të lirive, të drejtave themelore dhe dinjitetit njerëzor.

Vendimi i urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Rama për burgosjen politike të deputetit Ervin Salianjit dhe i zbatuar verbërisht nga togat e zeza të “pushkatimit” të opozitës në sistemin e drejtësisë apo nga gjyqtarët e Ramaformës është një hakmarrje e verbër primitive për guximin që ai tregoi dhe detyrimin që përmbushi ndaj të gjithë qytetarëve duke denoncuar lidhjen e tmerrshme kriminale të trafikut të drogës me eksponentët më të lartë të narkoqeverisë.

Dënojmë me forcën më të madhe burgimin politik të krye deputeti të opozitës Ervin Salianji, e konsiderojmë atë një akt lufte dhe terrori jo vetëm ndaj lirisë së fjalës por edhe ndaj të gjithë atyre që me trimëri denoncojnë çdo ditë aferat e tmerrshme korruptive dhe kriminale të Edi Ramës.

SPAK-u i Dumanit jo vetëm që nuk heton por as guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, të faktuar edhe nga drejtësia amerikane që korruptoi zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal. Nuk e heton dot dosjen, sepse është takuar vet me McGonigal-in dhe ajo që është mbyllur me marrëveshje, është mbyllur sepse janë 10- 20 McGonigalë të tjerë, që shumë shpejt do të zbërthehen.

Mediat më prestigjoze botërore kanë provuar se Edi Rama e ka kthyer zyrën e tij në Këshillin e Ministrave në strofullën më të sigurt të krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar, ku pret si në shtëpinë e tyre përfaqësuesit më të lartë të karteleve më të rrezikshme të trafikut ndërkombëtar të drogës, Sinaloas e Ndranghetas.

Është kjo Narkodrejtësi që burgos për fjalën e lirë një deputet të opozitës dhe “afërmendsh” nuk lëviz as gishtin e vogël për të ndaluar pronarin faktik të inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D dhe jo vetëm, Erion Veliaj, që vijon i pashqetësuar grabitjen e qindra milion eurove të qytetarëve të Tiranës.

Është ky regjim mafioz që burgos deputetë të opozitës për fjalën e lirë dhe në anën tjetër kryen një puç të rëndë kushtetues, duke shkallmuar shtetin e së drejtës nëpërmjet refuzimin për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën.

Sepse në këtë regjim mafioz interesat më të larta korruptive, kriminale dhe klienteliste prevalojnë mbi Kushtetutën dhe mbi çdo ligj.

5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus nuk janë thjesht një platformë apo program, por janë një garanci patriotike për të shpëtuar Shqipërinë nga gremina ku po rrëshket me shpejtësi.
Degradimi i shtetit të së drejtës ecën paralelisht me degradimin e ekonomisë dhe këtë e ndjejnë shumica e shqipëtarëve.

Rrisqet e qëndrueshmërisë ekonomike janë gjithnjë e më shumë të qarta dhe të larta.

Ekonomia është përqëndruar vetëm tek konsumi dhe ndërtimi, që është kthyer sot në një mekanizëm gjigand për pastrimin e parave të pista të krimit dhe të korrupsionit.

Në Tiranë ka mbi 52 mijë apartamente të pabanuara, ndërkohë që një çifti të ri i duhen 60 vite punë për të blerë një apartament në periferi.

Kosto e jetesës është bërë e papërballueshme dhe në rritje të pandalshme, dhe bashkë me vrasjen e mundësive dhe shpresës nga keqqeverisja, duke nxitur shpopullimin dramatik të vendit.

Partia e Lirisë, ka objektiv të saj madhor Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus dhe për këtë ka 5 Prioritetet shumë të qarta

Përmes këtyre 5 Prioriteteve, të cilat përmbajnë masa tepër konkrete ekonomike, financiare, sociale të rimëkëmbjes së kombit padyshim kanë prioritet absolut fuqizimin e familjes shqiptare dhe veçanërisht mbështetjes me programe të posaçme të nënave të reja dhe familjeve të reja duke patur në konsideratë modelin Hungarez shumë të suksesshëm të Viktor Orbanit.
Qëllimi primar dhe prioriteti kryesor i Partisë së Lirisë në qeverisje do të jetë ngritja e standardit jetësor të shqiptarëve që në mandatin e parë.

Për të arritur këtë objektiv ne do të forcojmë arkëtimin e të ardhurave në Buxhetin e Shtetit, do të përmirësojmë efikasitetin e shpenzimeve të parave publike dhe do të zvogëlojmë në zero korrupsionin në prokurimet publike, ndërkohë që nuk do të ketë më asnjë prokurorim sekret, tender sekret.

1. Do të rritim nivelin e të ardhurave nga më pak se 28% që është sot, në 41-42%, që e kanë vendet e rajonit në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Mesatarisht kjo diferencë prej 14% që është sot do të thotë që ne do të mbledhim cdo vit të paktën 3.2 miliard euro me shumë, të cilat sot vidhen pa u future fare në thesin e buxhetit të Shtetit nga korrupsioni skizofrenik i Edi Ramës dhe 500 lidhjet nepotike që ai ka në tatime dhe ne dogana.

Po kjo do të thotë që në 4 vjet ne do të mbledhim mbi 13 miliard euro shtesë të ardhura, të cilat garantojnë dhe tejkalojnë plotësisht për sa I përket financueshmërise në zbatimin e 5 Prioriteteve tona.

2. Luftë pa kompromis kundër informalitetit.

Partia e Lirisë në qeverisje do të orientohet drejt reduktimit në maksimum të ekonomisë gri, që do na mundësojë më shumë të ardhura në buxhet dhe mbajtjen e normave të ulta tatimore për të favorizuar qytetarët dhe sipërmarrjet, mos harrojmë 44% e punonjësve sot nuk paguajnë sigurime shoqërore, jo vetëm kaq që këtu është një gropë e madhe, po nesër nuk përfitojnë as pension.

3. Dyfishim të pagave dhe pensioneve

Për të përmirësuar standardin e jetesës së arsimtarëve, mjekëve dhe gjithë të punësuarve në administratën publike, përfshirë dhe shtresën më të vjedhur nga “Rilindja” në këto 11 vjet, pensionistët, ne angazhohemi për dyfishimin e pagave dhe pensioneve në raport me rritjen ekonomike.

4. Do të aplikojmë taksën e sheshtë 10% nga 15%-23% që është sot aktualisht.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve dhe rreth 750 mijë pensionistë janë të zhytyr në një varfëri mizerabël.

Sot Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, i gjen pensionistët kategorinë sociale më të diskriminuar, më të përjashtuar dhe më të varfër të shoqërisë , madje edhe më të tallurën me aktin e fundit.

Vendimi se brenda muajit tetor do indeksohen pensionet në masën 4.1% nuk është gjë tjetër veçse tallje dhe poshtërimi më i madh që Edi Rama u bën pensionistëve të të gjitha kategorive.

Ndërkohë që u indeksion pensionet në masën qesharake 4.1% ose 25 lekë/ditë, nga 1 nëntori Edi Rama do t’u shtrenjtojë bukën, produktin bazë ushqimor të tyre, me 15%.

Dyfishimi i pensioneve është një nga 5 Prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë.

Ne në qeverisje do të bëjmë të mundur: Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.

Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve.

Rritjen e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse.

Borxhi Publik i Shqipërisë është në kushtet më të pafavorshme dhe ky është një alarm që duhet të shqetësojë çdo shqiptar.

Në krahasim me vitin 2013, kur “Rilindja” erdhi në pushtet, borxhi publik në miliard euro është rritur me rreth 2,1 herë ose nga 6.3 miliard euro në vitin 2013 ka shkuar në 13.3 miliard euro në vitin 2023.

Borxhi nuk është rritur për t’u shërbyer qytetarëve për mirëqenien e tyre, për hapjen e vendeve të reja të punës apo për rritjen e prodhimit vendas.

Rritja e Borxhit i ka shërbyer vetëm “Rilindjes” për të vjedhur me inceneratorët, me PPP-të, trecereku I të cilave janë në hetim dhe me rrugët e “florinjta”.

Falë “Rilindjes” çdo qytetar, por edhe një bebe e porsalindur e ka sot në krevatin e lindjes një faturë borxhi që duhej të paguajë prej mbi 5,634 Euro, ndërkohë që në vitin 2013 fatura e borxhit për frymë ishte 2,100 Euro.

Shqipëria ka treguesin më të lartë të shlyrjes së borxhit me eksportet e mallrave për arsye të nivelit skandaloz të eksporteve krahasuar me vendet e rajonit.

Shqipërisë i duhen eksportet e 7 viteve fiskale për të shlyer borxhin, ndërsa Maqedonisë së Veriut i duhen eksportet e vetëm 1 viti.

Shqipëria fuqi eksportuese, është prioriteti ynë I 5- të dhe është prioriteti më I rëndësishëm, sepse ai garanton më pas edhe plotësimin e të gjithë prioriteteve të tjera. Ca mund të presësh nga një vend që eksporton vetëm 8% të prodhimit të brendshëm , sac eksportonte para 30 vjetesh, ndërkohë Maqedonia e Veriut eksporton 57%, eksporton 1 milion qingja vetëm në Bashkimin Europian, ne nuk na kanë ngelur as 1 milion dele e dhi sëbashku, është përngjysmuar që nga 2017- ta dhe kjo nuk është e rastësishme, kjo është e qëllimshme për ta kthyer Shqipërinë në një gropë importesh, e kryesisht të mallrave dhe prodhimeve të skaduara e në shërbim të disa fqinjëve.

Ndaj objektivi ynë madhor është shndërimi I strukturës ekonomike nga importuese në prodhuese dhe këtë do ta realizojmë duke reformuar sistemin aktual për tërheqjen e investimeve të huaja direkte nëpërmjet krijimit të një Strategjie për tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta 2025 ̶ 2035.

Tarifa doganore do të rishikohet, duke iu përshtatur prioritetit tonë për nxitjen dhe promovimin e eksporteve dhe jo për shkatërrimin e tyre sic ndosh sot.

Do të ulim barrën administrative, do të reduktojmë në ekstrem barrierat ligjore, do të abrogojmë ligjet e panevojshme, aktet nënligjore, rregulloret dhe procedurat që janë bërë kastile për ti nxirë jetën biznesit dhe për ti rritur artificialisht shpenzimet dhe njëkohësisht edhe ryshfetet.

Ne do të tërheqim kompanitë ndërkombëtare që kanë një fitim neto të lartë mbi 50 milion euro, norma efektive e tatimit do të jetë 5%.

Në takime çdo ditë me qytetarët, shohim zhgënjimin e thellë nga Narkoshteti dhe urinë e tyre për ndryshim. Detyra jonë është t’i përfaqësojmë dhe të kthejmë besimin e tyre.

Partia e Lirisë është platformë e hapur për çdo shqiptar.

Sot do të miratojmë kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Do të bëjmë gjithcka për të patur njerëz me integritet e karakter të fortë, jo sic bëmë me këshilltarët, pot ë kishim 8 Tedi Blusha atje tek Bashkia e Tiranës, po ti kishim të gjithë kështu në të gjithë Shqipërinë? Nuk ishte I pari Tedi Blushi në Listë, nuk ishte as I dyti, nuk ishte as I treti, I katërti u vu, por del I pari atje, në krye të protestës, për cfarë janë mandatet e përfaqësimit atje, cjanë ata këshilltarë që mbyllin gojën e bejnë pazare me Kryetarët e Bashkive, turp të kenë,kështu që Deputetët duhet të jenë si Tedi Blushi të gjithë, deputetë sufllaqesh nuk con Ilir Meta në Parlament

Risqet që ka sjellë Narkoshteti, rëndojnë mbi çdo shqiptar dhe mbi vendin për sot e për të ardhmen e tij në mënyrën më kërcënuese.

Siguria e jetës, e punës e pronës është në pikëpyetje për çdo shqiptar, sepse këtu ka rënë Shteti I së drejtës. Sot është koha që çdo shqiptar të marrë përgjegjësitë e tij dhe ne në rradhë të parë.

Narkoshteti shkulet kur çdo shqiptar ushtron përgjegjësinë ndaj shoqërisë dhe ndaj vendit dhe ta ndëshkojë atë me vote dhe me protestë të vazhdueshme.

Narkoshteti, me makinerinë e madhe propagandistike dhe të sofistikuar, të financuar me paratë e korrupsionit skizofrenik, të krimit dhe të drogës shpërndan legjendat urbane se shqiptarët nuk kanë ndjenjë proteste, se fuqia e opozitës është e dobët përballë Narkoshtetit.

Unë jam i bindur se ndjenja e protestës dhe pakënaqësia e akumuluar prej kohesh te çdo shqiptar që ndjen peshën e korrupsionit skizofrenik te qeverisë së Edi Ramës, pasigurinë e pronës, pasigurinë e ligjit, pasigurinë e punës, pasigurinë e shëndetit, shëndeti është falas deri sa hyn tek spitali, pastaj hyre tek spitali fillon shpata, pasigurinë e çmimeve stratosferike dhe kostos tepër të larta të jetesës, pasigurinë e të qëndruarit në vend apo të emigrimit, do të shpërthejë dhe njëkohësisht besoj shumë në genin patriotik që duhet rizgjuar të shqipëtarëve.

Në kushtet e një terrori të egër të këtij regjimi mafioz, që shkel çdo ditë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, që shkelmon Kushtetutën dhe çdo ligj, që vjedh barbarisht dhe trajton Shqipërinë si çiflig personal, që kryen akte shumë të rënda të tradhtisë kombëtare, që ka kapur për fyti drejtësinë dhe po bën gjithçka që vendi të mos ketë opozitë, e vetmja rrugë që mbetet është përballja e fortë ballore, me çdo çmim e sakrificë, në çdo tribune dhe në cdo shesh të Shqipërisë.

Partia e Lirisë mbështet protestën kombëtare të thirrur në datën 7 tetor dhe i fton të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë trimërisht për të ndëshkuar pa mëshirë Narkoshtetin dhe përfaqësuesin më të lartë të krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar në territorin tonë, Edi Ramën.

Më 6 tetor, të tregojmë se populli shqiptar nuk dorëzohet dhe se fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë më e madhe se sa terrori që po përpiqet të mbjellë narkoshteti te qytetarët tanë.

Ju faleminderit!