Presidenti i Italisë telefonon Metën: Shprehim gatishmërinë për të ndihmuar në këtë moment dramatik për Shqipërinë

380
Sigal

Presidenti i Italisë, Sh.T.Z Sergio Mattarella i telefonoi sot Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave që humbën jetën, si pasojë e tërmetit që goditi sot Shqipërinë, si dhe solidaritetin e Tij dhe të popullit mik italian për popullin shqiptar.

Presidenti Mattarella e informoi Presidentin Meta për mbërritjen e ndihmës së shpejtë të personelit të specializuar dhe mjeteve humanitare nga Italia, për të përballuar pasojat e tërmetit.

Gjithashtu, Presidenti Mattarella shprehu gatishmërinë e autoriteteve italiane për të kontribuar për kapërcimin e këtij momenti dramatik për Shqipërinë.

Presidenti Meta e falenderoi homologun italian për vëmendjen e veçantë, solidaritetin dhe reagimin e  menjëhershëm në këto momente, si dhe shprehu mirënjohjen për ndihmat dhe mbështetjen që asnjëherë nuk kanë munguar  nga Italia mike.