Tragjedi në vend, shkon në 22 numri i personave të vdekur

420
Sigal

Dy persona të pajetë janë nxjerrë rreth orës 18 në Thumanë, ndërsa dyshohet se janë nënë e bir, ky i fundit 20 vjeç.

Tashmë shkon në 22 numri i viktimave të konfirmuara në Durrës dhe Thumanë dhe Laç e mbi 600 të plagosur kanë marrë ndihmë mjekësore në të gjitha spitalet e 3 rajoneve.

Fax Neës raporton nga Thumana se ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin, por të pajetë 2 anëtarët e një familjeje të cilët ishin strehuiar në momentet e tmerrit poshtë një tavolinë, por pa mund t’i shpëtojnë goditjes fatale.

Përveçse orëve të gjata të qëndrimit poshtë rrënojave, forcat e shpëtimit e kanë pasur të pamundur ndërhyrjen pasi e gjithë godina pothuajse ishte thërrmuar.

Me kalimin e orëve vijnë duke u pakësuar shanset që nga gërmadhat e tërmetit 6.4 ballë të kësaj së marte në Durrës, Thumanë e Kënetë të dalin persona me shenja jete. Gjithsesi operacionet e shpëtimit vazhdojnë me mbështetjen dhe forcave speciale nga Kosova.

Më të prekurit nga ky tërmet kanë qenë familja Lala në Durrës dhe familja Cara në Thumanë, të cilat pothuajse janë shuar komplet.