Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot buxhetin e vitit 2016

460
Ndonëse buxheti u miratua me votën e shumicën në parlament në seancën e 17 dhjetorit, ai ka marrë dhe ‘Ok’ e fundit nga kreu i Shtetit. Ky buxhet parashikon uljen e të ardhurave dhe shpenzimeve.
Objektivi kryesor është ulja e borxhit publik, ndërsa objekt është dhe ulja e defiçitit buxhetor në 2.2 %. Ndërkaq, Nishani bëri edhe disa dekretime të tjera, ndër të cilat janë transferimi i tre prokurorëve, në Shkodër, Vlorë dhe Pogradec.
DEKRETET E MIRATUARA
Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 138/2015
Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit 137/2015
Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 136/2015
Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 134/2015
Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 132/2015
Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Elion Mustafaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë
Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec
Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Shkëlqim Hajdari në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Petrit Çano në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë
Sigal