Presidenti Begaj uron Kadarenë në 88-vjetorin e lindjes: Urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin

Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, feston sot 88-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë për shkrimtarin e madh shqiptar, nuk kanë munguar urimet nga radhët e politikës.

Sigal

Presidenti Bajram Begaj vlerëson kontributin e Kadaresë në krijimin e një ure lidhëse mes Shqipërisë dhe Perëndimit, teksa i uron ditëlindjen.

Begaj:Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare! Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne. Kadare eshtë një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin.