Presidenti Begaj u nis sot për në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP

50
Sigal

Presidenti i Republikës, SH.T.Z Bajram Begaj u nis sot për në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, ( Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) i cili mikpritet nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sh.S.Znj. Gordana Siljanovska Davkova.
Gjithashtu Presidenti Begaj pritet të zhvillojë disa takime dypalëshe.
Kreu i Shtetit do të takohet me Kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z.Afrim Gashi. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Talat Xhaferri, me ish Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski.
Presidenti i Republikës Sh, T, Z. Bajram Begaj do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe do të jetë pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit.
Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025