Presidenti Begaj dekreton emërimin e Ernal Filos si ambasador të Shqipërisë në Ukrainë

98
Sigal

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Ernal Filo, si ambasador të Shqipërisë në Ukrainë. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi këtë të hënë lirimin nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, jo rezident  Znj. Mimoza Halimi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, në Republikën e Letonisë, në Republikën e Lituanisë. Begaj emëroi me dekret si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, Rezident, Ernal Filo.