Presidenca: E kuptojmë stresin e Ramës, e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje!

352
Sigal

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se nëse tubimi i nesërm duhet të quhet Besëlidhje apo Besëlike, ka reaguar Presidenca. Përmes një postimi në facebook, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, thotë se Rama është në stres dhe se e ka ndërtuar karrierën në pabesi. “Duke kaluar dhe vijën e kuqe, atë të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje. Jepini zanaksin të qetësohet”,-shkruan Blushi.

Reagimi i plotë

Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje! Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes! Pabësi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës! Duke kaluar dhe vijën e kuqe, atë të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje. Jepini zanaksin të qetësohet!