Premtimi i Bashës: Nuk ka pazar në tavolinën e pisët të Ramës, nuk ka marrëveshje me hajdutët e votave

283

Të largosh Edi Ramën është një mision për të nderuar popullin evropian të Shqipërisë.

Ndaj dua tju ftoj në qëndresën tonë, në përballjen tonë, në mbështetjen tonë, që po shkon drejt fitoressë sigurtë të vlerave evopiane, mbi Shqipërinë e hajdutëve, të kriminelëve të Edi Ramës.

Ndaj ta vazhdojmë këtë betejë orë pas orë, ditë pas dite, qytet me qytet. Rama ik…

Ky dështim i turpshëm për ta shdnërruar këtë protestë në një skenar dhunë është një detyrë e madhe për mua, për opozitën që ti prijmë opozitës sonë, që tju prij juve, dhe ju siguroj që do tju prij me çdo kusht, asnjë hap pas.

Nuk do tju zhgënjejmë. Ne nuk do të pranojmë të ulemi për të negociuar në tavolinën e pisët të pazarit poltik me Edi Ramës.

Edi Rama është një kriminel gjakftohtë që shkatërroi shtetin tani që provat janë të dukeshme. Zotimi im i 16 shjurtit qëndron dhe do të qëndrojë nuk ka dhe nuk do të jetë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave, nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike ka çliruar njehërë e mirë lirinë dhe dinjitetin tuaj

Ora dhe ditën e ardhshme janë vendimtare dhe laku do të ngushëtohet në qafën e së keqes, sepse keqja ka rënë në gropën që ka lëruar tash sa vite

Pazar me Edi Ramën nuk do të ketë

Harresë për krimet dhe vjedhjet nuk do të ketë

Do të jetë dy rrugë dhe është e përcaktuar në çdo manuel kushtetuese.

Qeveri tranzitore pa Edi Ramën, reformë kushtetues për tja kthyer shqiptarëve pushtetin dhe votën. Vetëm kjo do ti hapë rrugës ekonomisë shqiptare për të gjithë shqiptarët.”