Shemsi Premçi, ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, të hënën duke folur nga një studio televizive në lidhje me situatën politike si dhe për drejtësinë tha mes të tjerave se nga SPAK janë të rrezikuar 5 ministra të cilët po hetohen për platformën Encro Chat, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për keqpërdorim të tenderave. “Nga informacionet që kemi grumbulluar dhe lexuar muajt e fundit, parashihet se qeveria e ndarë në dy kategori, ministra të kategorisë së parë dhe të dytë. Nga institucionet që nuk varen nga Rama, rrezikohen 5 ministra të kategorisë së parë, jo nga Rama. Njëri rrezikohet nga platforma Encro Chat, njëri rrezikohet nga keqpërdorimi i fondeve të BE. Tre ministra të tjerë të kategorisë së parë rrezikohen nga keqpërdorimi dhe nga keqadministrimi i fondeve dhe pasurive kombëtare, dhe keqpërdorimi i tenderave dhe i koncensioneve, abuzimi, i faktuar në koncensionet në Ministrinë e Shëndetësisë dhe më tutje. Janë 5 ministra, që rrezikohen nga SPAK”- tha Premçi nga një studio televizive të hënën.