Pranvera Dalipaj: Ëngjëll apo djall? I bekuar, apo i mallkuar nga Zoti?

455
Sigal

Kryeministri Rama deklaroi këto ditë se: është i dërguar dhe i ndëshkuar nga Zoti, që t’u shërbej shqiptarëve, të ket edhe mandatin e tretë, në krye të tyre”, për të vazhdur gjithë punët e nisura e të pa sosura”!

Gjithëkush që beson në Zot, duke dëgjuar K.Ministrin- bën edhe një analizë të thjeshtë me ato që thot e bën, me çfarë ka ndodhur edhe në këto 8 vite, gjatë qeverisjes prej tij- të “Rilindjes”. Pra,  nëse do ishte i dërguar nga Zoti, Ky “bir” zoti, me e pa zot, me e pa atdhe, i dhimbsen a si dhembsen shqiptarët a do të ishin ndëshkuar kaq shumë, edhe nga Zoti, në krahasim me ekzistencën e tyre, në raport  me botën, e le me vendet fqinje?!

Besimatarët e Zotit e shohin këtë ndëshkim edhe si të Zotit- për shkak të  Djallit që kanë në krye, për 8 vjet dhe po kërkon akoma të shtojë mëkatet dhe të vujanë shqiptarët?!

Një grup emigrantësh nga Athina, të bërë si çakërqejf, kishin publikuar në rrjetet sociale një video me këngën popullore, të thurur në vargjet:

Edhe Perëndia,
Të merr shume inat,
Kur zgjedh në Krye,
Një djall-malukat!…

“Zoti- Shqiptarët i ka ndëshkuar rëndë, gjatë këtyre vjetëve, me këtë Djall në Qafë:

1- Me Kovidin; që ka ndëshkuar edhe gjithë botën. NDËRSA Shqiptarët janë ndëshkuar edhe (plus) nga Zoti si të rrallët në botë me:

2- Tërmetin e marsit 2020, i cili rrënoi mijëra e mijëra shtëpi dhe u mori jetën dhjetëra shqiptarëve, të vetmit në Evropë!

Dhe mijëra shqiptarë jetojnë ende në qiell të hapur, në çadra, nën tmerrin dhe rrezikun e shëmbjeve të banesave të tyre!

Zoti i ndëshkoi Shqiptarët, duke qenë po ky në krye të vendit edhe me: Përmbytjet e Shumta, gati në gjithë vendin, si në asnjë vend të botës!

Zoti e ka ndëshkuar Shqipërinë nga ky kryeministër si; djalli vet edhe me mos marjen e vaksinës nga Bota, për shkak të këtij njeriu që vetëm i tillë nuk mund të quhet!

Vaksinat i sigurojë në kohë dhe kanë nisur vaksinimin edhe vendet për rreth si: Serbia, Maqedoni, Mali i Zi, e le më Greqia, Italia, etj. Vetëm Shqiptarët mashtrohen nga kryeministri!

6. Kryeministërin më tersin që nuk e do as Timoni, kërkon mandatin e tretë, për të zbatuar dhe për t’na ndjekur edhe më prapsitë e tij dhe të tufës së tij?!

Të gjitha këto ndëshkime janë edhe nga ZOTI, nga i mallkuri që kemi në krye dhe po i heqin në kurriz shqiptarët, dhe si i kanë ndodhur kurrë, gjatë gjithë ekzistencës së tij.

Si përfundim edhe një besimtar i thjeshë i bën llogaritë shkoqur, e pa kalem!

-Ky që vetquhet i dërguar i zotit dhe i ka ngarkuar këtë mision zoti, si rezulton përgjatë 8 viteve?!
-Ka qeverisuar, apo e ka vithisur edhe më vendin?
-E ka ndalur rrokullimën, boshatisjen e vendit, apo e ka shtuar zbrazjen e vendit?
-E ka ulur apo e ka rritur borxhin publik?
-I ka shtuar, apo i ka paksuar detyrimet për të përmbushur standardet për në BE?
-E ka ndëshkuar krimin, apo e ka përkëdhelur, e ka rritur kurbën e tij?
-E ka pastruar politikën nga kriminalizimi, apo e ka kriminalizuar, atë dhe shoqërinë përgjatë qeverisjes së “Rilindeje, Timon- Tepsisë”?

Dhe si rezulton përballë këti bilanci:

A është i dërguar i Zotit, apo rezulton i mallkuar nga Zoti?

Është ëngjëll, apo djalli vet?!

-Vargjet Klithma të poetit të madh- majë Tartari: Ali Asllani, i ka skalitur dje, po ulërijnë dhe apelojnë sot:

 “E pra t’i, o perëndi,
Pse na lë në dorë të djallit?,
Që na shtyp na përtyp,
Nëpër nofulla të çakallit”!