Pr/ligjin “Për arsimin e lartë”, Kuvendi e miraton me 78 vota pa praninë e opozitës

392
Kuvendi i Shqipërisë, pas një seance maratonë, miratoi në orët e para të së mërkurës(ora 02:10) projektligjin ‘për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Opozita nuk u be pjese e votimit, pas vendimit per te braktisur seancen, pak para nisjes se kesaj procedure.
Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Edi Paloka, duke shprehur kundershtine ndaj projektit te qeverise tha se opozita nuk mund te behet pjese e nje pazari te tille. “Ne si opozite jemi kunder nje ligji qe filloi si pazar dhe perfundoi si pazar. Ne pjese e ketij pazari nuk mund te behemi ne asnje llojforme dhe nuk mund t’i veme njolle vetes me nje ligj te tille”, u shpreh Paloka.
Me 78 votat e maxhorances parlamenti i hapi rrugën ligjit të ri, që sjell një sërë ndryshimesh në funksionimin e institucioneve te larta arsimore në vend.
Diskutimi ne parim i projektit, i organizuar ne 141 nene, u shoqerua me debate te zgjatura, ndersa me heret studente dhe pedagoge protestuan para selise se parlamentit kunder miratimit te tij.
Deputetet e maxhorances vleresuan se nisma e qeverise do te shenoje nje reforme te thelle ne sistemin e larte arsimor ne vend, ndersa opozita e kontestoi projektin, i cili, sipas saj, eshte klintelist dhe stimulon korrupsionin.
Sigal