PPE: Reforma Zgjedhore sipas paktit të 5 qershorit

276
Sigal

PPE, grupi më i madh i Parlamentit Europian, paralajmëron partinë në pushtet të Ramës se ccdo ndryshim i njëanshëm për zgjedhjet shkatërron konsensusin e arritur duke detyruar BE-në që të bllokojë lëvizjen e lirë dhe pa afat të shqiptarve në BE.Të zbatohet në frymë dhe në gërmë opinionet e Venecias, plotësimi i 15 kushteve dhe ndjekje penale për vjedhjet e 2017 dhe lokalet moniste të 2019

Zëdhënësi i PPE-së,  Michael Gahler: Duhet të fillohet ndjekje penal lidhur me Dosjet 184 dhe 339

 Miratoni Reformën Zgjedhore sipas paktit të 5 qershorit. Të sqarohet ligjshmëria e zgjedhjeve vendore

Në 5 qershor 2020, në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, u arrit marrëveshja zgjedhore midis PS-së dhe Opozitës së Bashkuar, me ndërmjetësinë e ambasadorëve të akredituar në Tiranë. Teksti i kësaj marrëveshjeve u shkruajt në anglisht, në mënyrë të tillë që ta kishin dokumentin edhe partnerët ndërkombëtarë. Mirëpo kryeministri Rama, më vonë filloi manovrat politike, duke dashur që ta tjetërsojë marrëveshjen, duke luajtur prapaskena politike. Kështu, përdori patericat e Kuvendit, domethënë deputetët e së ashtuquajturës “opozitë parlamentare”, të cilët i urdhëroi që të kërkonin hapjen e listave dhe moslejimin e koalicioneve parazgjedhore. Kryeministri Rama e ka shumë të qartë se, nëse shkon në zgjedhje parlamentare, me koalicione zgjedhore, siç e parashikon Kushtetuta dhe Kodi aktual zgjedhor, por edhe siç u nënshkrua në marrëveshjen zgjedhore të 5 qershorit 2020, atëhere  Opozita e Bashkuar, si koalicion parazgjedhor ka fuqi elektorale më të madhe. Prandaj kryeministri Rama, fillimisht përdori deputetët e opozitës, që të kërkonin ndryshime zgjedhore. Mirëpo, kur nuk u arritën 28 firma të deputetëve opozitarë, siç e parashikon Kushtetuta, për ndryshime kushtetuese, atëhere, në atë listë u shtuan emrat e deputetëve socialistë, gjë, që e komprometoi kryeministrin Rama, duke zbuluar prapaskenat, pasi pa miratimin e kryeministrit Rama, asnjë deputet socialist nuk do guxonte të kërkonte ndryshime kushtetuese. Më vonë, mazhoranca bëri me dije, se, nëse nuk do të arrihen 84 vota në votimin e reformës zgjedhore, siç u dakordësua në 5 qershor, (prapaskena politike është që deputetët e opozitës të bëjnë të vështirë, mosbotimin), atëhere mazhoranca do të plotësojë kërkesën e opozitës parlamentare (sipas urdhrave të kryeministrit Rama) dhe do të pranojë ndryshime kushtetuese, që të ndalojë në Kodin Zgjedhor, koalicionet parazgjedhore, për të cilën Opozita e Bashkuar është tërësisht kundër, sepse shkatërron marrëvshjen në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore.

PPE-ja  kundër prapaskenave politike të Ramës

Eurodeputeti Michael Gahler, i cili është pjesë e Partisë Popullore Europiane ka përshëndetur konsensusin e arritur mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për Reformën Zgjedhore. Në një postim në mediat sociale, Gahler shkruan se tani pret miratimin e shpejtë të paketës ligjore. Ai shton se çdo deklaratë nga partia në pushtet për ndryshime të tjera të njëanshme shkon kundër konsensusit të arritur.

REAGIMI

Së bashku, si Grup i Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian, përshendesim partitë në Këshillin Politik Shqiptar, në të  cilin pas Marrëveshjes së 5 Qershorit, ranë dakord për paketën e amendimeve  në procesin zgjedhor. Ne përshendesim konsensusin e qëndrueshëm të partive që përfshijnë,  Partinë Socialiste në pushtet dhe Partinë Demokratike (anëtare e PPE-së) dhe presim miratimin e shpejtë zyrtar të kësaj pakete. Çdo deklaratë nga partia në pushtet,  për ndryshime të tjera të njëanshme,  shkon kundër konsensusit të arritur. Ky konsensus ka qenë një kusht kryesor i BE-së,  për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Zbatimi real në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore të Ligjit Zgjedhor të Ndryshuar duhet të realizohet. Këshilli Europian në mars, në të vërtetë kërkoi që Shqipëria  të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Fakti që njësitë lokale në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme, e kundërshton nocionin themelor të një demokracie pluraliste. Këto janë tre kushte të rëndësishme nga 15 që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE. Opinionet e lëshuara kohët e fundit të Komisionit të Venecias për lirinë e mediave dhe gjyqësorit duhet të zbatohen plotësisht në frymën dhe në çdo gërmë të tyre në mënyrë që të korrigjojnë devijimet e mëparshme dhe të ecet përpara. Gjithashtu duhet të fillohet ndjekje penal lidhur me pretendimet e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara, përfshirë ato në Dosjet 184 dhe 339. Të 15 Kushtet u vendosën në Mars nga Këshilli Europian dhe u konfirmuan muajin e kaluar në Parlamentin Europian nga një shumicë e madhe ndër-partiake. Grupi i Partive Popullore Europiane vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj në BE. PS-ja dhe partisë opozitare jashtëparlamentare kanë arritur në 5 qershor, konsensus në Këshillin Politik. Në bazë të marrëveshjes së arritur, PS duhet të miratojë në Kuvend pa asnjë ndryshim dhe me konsensus, ndryshimet e arritura në KP. Reforma Zgjedhore u mundësua nga SHBA, BE dhe Britania  dhe është një ndër kushtet për të vijuar integrimin në BE.