PPE apel BE-së: Veproni menjëherë në Shqipëri se po burgosen politikisht qytetarët, mes tyre gra dhe fëmijë

550
Sigal

Forumi i Grave të Partisë Popullore Evropiane (EPP Women) nga Talini i Estonisë, u bën thirrje Institucioneve të BE-së: Shqipëria me të burgosur politikë, mes tyre gra dhe vajza! “Forumi i Grave të PPE mbledhur në Tallin, Estoni, është tejet i shqetësuar rreth lajmeve shokuese për arrestimin e grave dhe përdorimin e gazit lotsjellës edhe ndaj fëmijëve që së bashku me familjet e tyre protestojnë në mënyrë paqësore për demokraci. Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Bashkimit Evropian të veprojnë!!

Albana Vokshi: Në takimin e radhës së Forumit te Grave të Partisë Popullore Evropiane që u mbajt në Tallin të Estonisë ngrita shqetësimin për përkeqësimin e statusit të grave në Shqipëri e, veçanërisht, dhunën e ushtruar me urdhër të Kryeministrit. Ditët e fundit, Kryeministri Rama i demaskuar në media për manipulimin e rezultateve zgjedhore të 2016-2017, arrestoi gra politikane, mes tyre deputeten Dhurata Çupi dhe Kryetaren e FRPD Mat, Denisa Vata. Ndërsa në Shkodër, Kryetarja e Bashkisë u rrethua nga forcat speciale, ndërkohë që në qeli mbahej i burgosur politik deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia. Kërkova mbështetjen e Forumit të Grave të PPE-së për të sensibilizuar të gjithë faktorin ndërkombëtar për rrëshqitjen e Shqipërisë në Diktaturë!