PPA: Është koha për përgjegjësi dhe jo për arrogancë kartonash

311
Sigal

Duhet të angazhohen nën forcën e përgjegjësisë jo nën forcën e kartonave. Është koha për të demokratizuar partitë politike dhe politikën shqiptare dhe jo për të synuar mandate politike të përjetshme.

PAA vlerëson dhe mbështet takimin e këshillit politik për të konfirmuar votimin unanim në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit duke i hapur rrugën procesit të çeljes së negociatave si prioriteti kryesor i Shqipërisë dhe kombit shqiptar

PAA vlerëson se çdo propozim shtesë për ndryshime kushtetuese kërkon një proces më të gjatë konsultimi publik.

Çdo mbivendosje e prioriteteve që cënon marrëveshjen e 5 qershorit dhe çdo përpjekje e  sforcuar e maxhorancës për të mos vepruar me forcën e përgjegjësisë ndaj vendit por me forcën e kartonave, dëmton rëndë ambientin social dhe politik në vend, ngadalëson dhe vonon procesin e integrimit si dhe e bën më të vështirë përballjen me krizën sociale ekonomike dhe buxhetore të krijuar nga tërmeti, pandemia por edhe nga keq-qeverisja e vendit.

Është koha për përgjegjësi dhe jo për arrogancë kartonash.