Kinematë në vende të hapura, filmat do të shijohen mbi lumin e Senës

Pas disa muajsh izolimi, kinematë janë rihapur në shumë vende të Evropës. Megjithatë, jo të gjitha aktivitetet përfitojnë nga rregullat post-karantinë.

Kinematë në ambiente të hapura janë të vetmet që lejohen të vazhdojnë punën normalisht. Me rikthimin e ‘plazheve të improvizuara’ buzë Senës në Paris, filmat nuk mund të mos merrnin vëmendje të veçantë. Të shijosh kinemanë nga barkat eketrike – është ky propozimi i cili vjen si projekti më i fundit në Francë. Do jetë kjo hera e parë e ‘kinemasë ekologjike lundruese’, që lindi si ide për shmangien e grumbullimeve në kushte pandemie.

Sigal

Gjithsesi, ata të cilët do të mund të prekin nga afër eksperiencën e kinemasë mbi Senë, do t’i duhet të marrin pjesë në një lotari për të përfituar qendrimin falas në një nga 38 barkat elektrike. Pjesa tjetër, do ta shikojnë filmin nga 150 stolat e pozicionuar buzë Senës. Italia po praktikon një metodë të ngjashme në disa qytete, ku spektatorët do të qendrojnë ulur në makinat e tyre përballë ekranit të kinemasë.

Me pak fjalë, tashmë kur francezët dhe italianët të bëjnë plane për të parë filma, do ta shumëzojnë argëtimin për dy. Një super ide do të thonim!