Xhelal Mziu në Zall Dardhë/ Të gjithë janë të pa punë, është rritur varfëria. Ky nënshtrim do të ndëshkohet me votë me 25 prill

294
Takim me banorët e Zall Dardhës, krahina më e persekutuar në gjithë Dibrën.
Mungon rruga kryesore, e cila tashmë është edhe pa mirëmbajtje.
Rrugët e fshatrave janë në gjendje të mjerueshme.
Mungojnë gjërat më elementare.
Të gjithë janë të pa punë, është rritur varfëria.
Fshatrat janë shpopulluar për shkak se është bërë e pamundur jetesa.
Tashmë Edi Rama ka vendosur ta mbysë krahinën e Dardhës dhe më shumë se gjysmën e Dibrës, duke ndërtuar Skavicën.
Ndërtimi i Skavicës do ta zhdukë gjithë Dibrën, do të mbulojë uji mbi 30 fshatra apo rreth 10 mijë banorë, bashkë me varret e të parëve apo historinë e saj.
🗣Ky nënshtrim do të ndëshkohet me votë me 25 prill.
🔹️Ne nuk jemi kundër investimeve por nuk fo të lejojmë që të mbytet Dibra pa marrë miratimin dhe pa u ulur fillimisht me banorët për të marrë dakortësinë e tyre. Të gjendet mënyra më e mirë dhe me sa më pak dëme.
🔹️Ne do të mbështesim bujqësinë, fermerët dhe blegtorët me subvencione.
🔹️Do të rrisim pagat, pensionet, ndihmën ekonomike.
Sigal