Pollo: “Shqipëria propagandë, Kosova sensibilizim”, mesazhet në celular për koronavirusin

653
Sigal

Genc Pollo ka gjetur një krahasim domethënës për të demaskuar mënyrën se si Edi Rama po bën propagandë.

Me një story në rrjetet sociale, ish deputeti ka krahasuar mesazhin që ju shpërnda qytetarëve në Kosovë, për t’u mbrojtur nga koronavirusi, me mesazhin që na u dërgua neve nga kryeministri. Pasi tregon ngjitur dy mesazhet, Pollo shkruan: “Ja ku ndryshon informimi nga propaganda” duke vënë në pah faktin se Rama ka personalizuar gjithçka ndërsa tjetërkundj janë institucionet që flasin.