Pollo: Maks Velo vuajti shumë, por mbeti kryelartë

318
Sigal

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka reaguar për ndarjen nga jeta të arkitektit Maks Velo.

Pollo thotë se Velo ishte një njeri i vuajtur shumë, por që mbeti kryelartë, një njeri që mbeti vetvetja edhe kur të tjerët rreth tij bënin kameleonin.

“Maks Velo sot nuk është më mes nesh. Na iku dikush që nuk klasifikohej dot; dikush që kishte vuajtur shumë por mbeti kryelartë; dikush që provoi tradhëtimin e dhunimin por ruajti krenarinë; dikush që mbeti vetvetja edhe kur të tjerë rreth tij bënin kameleonin.
Për herë të fundit e takova tek protesta për Teatrin.
Lamtumirë Maks! Gjetsh paqe përtej”, shkruan Pollo.