“Policia kundër Mziut, urdhër politik nga Rama”

483
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, reagoi ndaj kallëzimit të policisë ndaj tij. “Frika nga humbja e radhës, më dërrmuese se e paraardhësja në Kamëz, ka bërë që Policia e Shtetit të kallëzojë kryetarin e Bashkisë së Kamzës më urdhër të Kryeministrit. Kallëzimi vjen për një deklaratë rreth ndërtimeve pa leje që po lulëzojnë nën mburojën qeveritare, deklaratë të cilën Xhelal Mziu e sqaroi publikisht për opinionin publik, duke kërkuar ndjesë për keqkuptimin dhe duke pohuar se fjala e tij ishte keqpërdorur dhe ishte interpretuar politikisht sipas oreksit elektoral të qeverisë”, theksoi Bashkia e Kamzës. Në deklaratë i kujtohet “Edi Ramës që e parandien humbjen dhe përmes këtij urdhri politik kërkon të bëjë presion se, sikurse më tani, ndëshkimi edhe më i ashpër e pret më 25 qershor përmes votës”. “Kamza dhe Paskuqani do të votojnë në plebishit kundër Edi Ramës për persekutimin politik dhe krahinor që ky Kryeministër e ka shfaqur dhe u ka bërë banorëve të kësaj zone. Do të votojë kundër Edi Ramës, për papunësinë, varfërinë e ulur këmbëkryq në mjaft familje, për qindra e qindra familjarë të burgosur padrejtësisht për energjinë elektrike, mijëra të tjerë për faturat e fryra padrejtësisht si dhe për rritjen e çmimit të energjisë”, theksoi Bashkia.
Sigal