Festimet për pavarësinë e SHBA, Yuri Kim bën bashkë në ceremoni Ramën, Metën, Bashën dhe Ruçin

348
Sigal

Ndërsa na ndajnë tri ditë nga 4 korriku, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada Amerikane në Tiranë ka organizuar një ceremoni festive. Mësohet se në këtë ceremoni, të organizuar nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, marrin pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta si dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi si dhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Po ashtu, bëhet e ditur se eventi në fjalë po mbahet në ambient të hapur, për shkak të zbatimit të masave anti-COVID.