“Po të mblidhet litari, Lul”, Spaho: Ti nuk mund ta bësh dot Enverin

182
Sigal

Shkarkimi i Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të komisionit të Sigurisë ka shkaktuar reagime të forta në radhët e demokratëve. Sot, ka reaguar deputeti i PD-së, Edmond Spaho, i cili ka hequr një paralele me vendimet, njësoj si ato të diktatorit Enver Hoxha.

“Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputetëve si në ’45. Po ndonjë pushkatim nuk do të bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet”, shkruan Edmond Spaho në rrjetet sociale.