Një aktore, gjatë fjalës së saj në protestën e Partisë Demokratike dha një mesazh të fortë përpara protestuesve.
Aktorja ngriti pyetjen për pushtetarët se a e dinë ata që vetëm vjedhin se një jetë kanë. Ajo u shpreh se hajdutët e vendit kanë frikë të dalin në qytet dhe jetojnë gjithë jetën si servilë.
Aktorja: A e dini se një jetë kemi? Nuk e mendoni? Ju që jeni në pushtet a e dini se një jetë keni. A e dini se ajo vera 33 mijë euro nuk ka asnjë vlerë nëse nuk ka me kë ta ndash, nuk ka vlerë nëse në bulevard do të duhet të dalësh me 33 bodiguardë, se ke frikë nga njerëzit e tu dhe qyteti yt.
A e dini ju që vidhni që një jetë keni? A e dini se po ju shkon jeta duke u përpjekur të fshihni paratë që keni vjedhur?
A e dini ju që vrisni se një jetë keni dhe ju “humb” jeta nga ajo që bëni. Po ju shkon e gjithë jeta të frikësuar. A e dini se jeni servilë dhe po humbni jetën pa u ngritur një ditë në këmbë, për ata thërrime që do merrni. Gëzohet më shumë një fëmijë kur fiton një lojë me top sesa gëzoheni ju kur keni gjithë pasuritë e botës.