‘Mini Schengeni’/ Gazetarja nga Kosova ‘shuplakë’ Ramës: U fute në lojën e Vuçiç

522
Sigal

Gazetarja nga Prishtina Arbana Xharra shprehet me tone kritike ndaj të ashtuquajturit “Mini Schengeni Ballkanik”.

Në një intervistë për Ora News, Xharra thotë se kryeministri Rama nuk duhet të binte në kurthin e Serbisë për t’i mbajtur lojën e Aleksander Vuçiç për të dëmtuar Kosovën.

Sipas saj, hapja e tregjeve të Shqipërisë për produktet serbe shkon kundër vendimarrjes politike të Kosovës për taksën 100 përqind dhe kjo sipas Xharrës është një gabim i madh.

“Unë mendoj se nuk duhet të futet në këtë lojë që fatkeqësisht është duke i prirë dhe kryeministri i Shqipërisë. Kjo favorizon me të madhe Serbinë. Duhet marrë parasysh se çdo ecje e shpejtë e integrimit të Serbisë do të lërë prapa Kosovën. Edhe hapja e tregut që u bëhet produkteve të Serbisë në Shqipëri është një gabim shumë i madh sepse po devalvon edhe taksën që i dha Kosova. Kjo është taksë politike. Ne e dimë që ky është një presion që po i bëhet Serbisë edhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Nuk është dashur që të futet në lojën e Vuçiçit kryeministri Rama. Ne e dimë që kjo marrëveshje është një mesazh pakënaqësie që Shqipëria dhe Maqedonia po provojnë t’i dërgojnë BE-së për hapjen e negociatave me BE-në. Në këtë marrëveshje përfiton më së pakti Kosova”, u shpreh gazetarja..