Humb jetën punëtori nga India në një gurore në Ersekë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Pepellash të Ersekës.

Një shtetas indian ka humbur jetën në vendin e punës.

Sigal

Viktima punonte pranë gurores në këtë zonë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por policia po kryen veprimet për zbardhjen e saj.

Ndërkohë, priten që të merren në pyetje edhe administratorët e gurores.