Mijëra qytetarë janë nisur mesditën e sotme për protestën e thirrur nga opozita e cila do të mbahet në 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para kryeministrisë.
Protesta është thirrur nga Partia Demokratike dhe aletatët e saj pas denoncimeve të forta të ish-krahut të djathtë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, i cili denoncoi me fakte në emisionin “Çim Pek Live” afera korruptive të frikshme dhe shpërdorimin e parasë publike nga Edi Rama, të cilin e quajti kreu i organizatës dhe bashkëpunëtorët e tij Belinda Balluku, Erion Veliaj…etj.
Protesta ka frikësuar Edi Ramën, i cili përveçse ka mobilizuar pasardhësin e Enver Hoxhës të mbrojë hajdutët, ka lëshuar përroin e tij psiqik kundër popullit dhe opozitës në një postim në rrjetin social.
Protesta e sotme pritet të jetë nga më masivet që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri vitet e fundit.
Korespodentët e Syri Tv në rrethe bëjnë me dije se shumica e qytetarëve po udhëtojnë drejt kryeqytetit me automjetet e tyre private.