Pezullohet procesi i numërimit në Selenicë

220
Sigal

Procesi i numërimit të votave në Qarkun e Vlorës nisi nga Bashkia e Selenicës, por megjithatë ky proces është ndërprerë.

Sipas informacioneve, kutia e Treblovës ka rezultuar me probleme dhe është bërë shkas për ndërprerjen përkohësisht të procesit të numërimit.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave ka nisur në KZAZ 84, e cila është edhe më e madhja në Qarkun e Vlorës.