Pezullimi nga PD/ Belind Këlliçi: Vendimet e Bashës janë nul, nuk vlejnë! Kam zgjedhur të jem me demokratët

211
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, shprehet se vendimi i Lulzim Bashës për pezullimin e tij nga kjo forcë është nul.

Në një intervistë, Këlliçi shprehet se ai qëndron në krah të demokratëve, dhe jo të një grupi që kërkon të shkatërrojë PD-në.

 “Për mua është vlerësim ky vendim. Jam i lumtur dhe nuk mund të jem pjesë e shoqatës së Lulzim Bashës. Për mua është nul, nuk ka asnjë vlerë. Kam zgjedhur të jem me demokratët, me bazën, me të rinjtë e Forumit Rinor dhe për mua ky është rrugëtimi politik, jo bashkëqeverisja me Edi Ramën dhe nuk është të qëndruarit në krah të një personi që ka mision shkatërrimin e PD. Ky është një kopje e shëmtuar e Edi Ramës. Ky është një vendim nul, nuk ka asnjë vlerë se Basha nuk ka asnjë vlerë, është e shkuara”, tha Këlliçi.

Belind Këlliçi, së bashku me disa deputetë dhe anëtarë të Kryesisë së PD-së, u pezulluan nga të gjitha funksionet e kësaj force politike.

Demokratët e pezulluar janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso, Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.

Ndërkohë në mbledhjen e Kryesisë që u zhvillua mbrëjen e djeshme, u përjashtua nga PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha.