Eqrem Çabej ka qenë një arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog i shquar shqiptar. Më poshtë ju sjellim letrën që ai ua kishte kushtuar mësuesve, duke ua kujtuar që mësuesia është mision dhe se shembullin duhet ta japin përmes sjelljes së tyre. Më poshtë letra dhe këshillat e Eqrem Çabejt për mësuesit: “Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision. Ju do të punoni për formimin e njeriut. Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë. Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shembullit tuaj. Në rast se ju silleni keq, edhe sikur të mbani dhjetëra leksione morali, ose leksione për nevojën e sjelljes së mirë, nxënësit nuk do të përfitojnë asgjë, ata do të ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj. Shembulli të bën ta ndjekësh njeriun.
- Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur.
• Mos u merrni me muhabete gjatë punës. Kur të pushoni, pushoni vërtet.
• Mos përzieni punën me pushimin dhe pushimin me punën.
• Ata të cilët gjatë punës bëjnë muhabete dhe gjatë pushimit përpiqen të kryejnë ndonjë punë të mbetur në mes, nuk arrijnë rezultatet e duhura.
• Mos jini kategorikë.
• Gjithçka shikojeni me sy kritik.
• Mos e konsideroni veten tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshime, për të hapur diskutime, kur mendoni ndryshe.
• Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta.
• Gjërat e paqarta nuk mbahen mend.
• Mos bëni asnjë punë shkel e shko.
• Mos filloni të shkruani diçka pa e pasur të qartë në kokën tuaj.
• Mos lini asnjë punë pa e përfunduar plotësisht dhe si duhet.
• Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë.
• Jeta e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj kushtojuni planeve, dëshirave dhe ëndrrave tuaja më kryesore…














![Në një kohë kur qytetarët shqiptarë vazhdojnë të përballen me disa nga çmimet më të larta të karburantit në rajon e më gjerë, qeveria ka ndërmarrë një hap tjetër që do të rrisë më tej barrën fiskale mbi këtë produkt. Përmes një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave, është rikthyer me një emër të ri dhe aktorë të tjerë koncesioni i debatuar i markimit të naftës. Me propozim të Ministrit të Financave, Petrit Malaj, qeveria ka miratuar vendimin që detyron të gjitha kompanitë e naftës në vend të shënojnë çdo litër karburant që prodhojnë apo hedhin në treg. Ky shërbim do të kryhet si monopol ekskluziv nga shoqëria publiko-private ALBTrace Co. Sipas vendimit të qeverisë, kompanitë e naftës do të jenë të detyruara të paguajnë një tarifë prej 6.5 eurosh (pa TVSH) për çdo 1 000 litra karburant të shënuar. Kjo kosto e re do t’u kalojë drejtpërdrejt konsumatorëve në çmimin e përditshëm të naftës në pikat e furnizimit. Vendosja e një tarife të detyrueshme në monedhë të huaj (euro) dhe jo në monedhën kombëtare (lek) përmes një akti ligjor të propozuar nga Ministria e Financave mbetet një nga pikat më absurde të këtij vendimi, përveç ndikimit të tij të drejtpërdrejtë financiar mbi xhepat e qytetarëve. “Tarifa kombëtare e shërbimit të shënjimit, që do t’i paguhet shoqërisë ‘ALBTrace CO’, sh.a., nga subjektet e detyruara do të jetë në shumën prej 6.5 euro pa TVSH, për 1 000 litra të shënuara.” – Nga vendimi i Këshillit të Ministrave. Struktura e pronësisë së shoqërisë së re tregon se bëhet fjalë për një partneritet publik-privat: 51% të aksioneve zotërohen nga shteti shqiptar. 49% të aksioneve zotërohen nga kompania private O & S SECURITY AND SOLUTIONS, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo kompani e fundit është në pronësi të përbashkët të Bankës Qendrore të Emirateve dhe gjigantit zviceran Sicpa, i njohur më parë në Shqipëri si koncesionari i pullave fiskale. Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur këtë lëvizje, duke deklaruar se shërbimi i ri i shënjimit do të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal në sektorin e naftës, duke pretenduar se këtë herë skema do të jetë më efikase se ajo e qeverisë së kaluar. [09:51, 02/08/2026] Dea: Qeveria rikthen koncesionin e markimit të naftës, tarifa e re pritet të rëndojë mbi çmimin e karburantit](https://telegraf.al/wp-content/uploads/2026/08/Nafta-100x70.jpg)





